
Vlerësimi i Ministrisë së Mbrojtjes, nevojitet vëmendje urgjente
Infrastruktura mbrojtëse nga përmbytjet në Shqipëri ka nevojë për riparime. Sipas vlerësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, 65 % e digave në vend kanë probleme të theksuara teknike.
Për të parandaluar përmbytjet nevojitet ndërhyrje urgjente. Shkodra, Fieri, Vlora dhe Tirana janë bashkitë më të rrezikuara nga përmbytjet.
“Tirana ka prioritet imediat ndërhyrjen në diga, rehabilitimi i digave dhe rezervuarve duke qenë se Tirana ka rreh 40 diga në administrim. Po ashtu në Shkodër, kaskada e Drinit mbetet një ndër pikat më të dobëta kritike që ne duhet të fokusohemi për rehabilitim”, thotë Adisa Bala, drejtoresha e menaxhimit të riskut në AKMC.
Po ashtu ndërhyrje duhet të bëhen në argjinaturat e lumenjve dhe kanalet kulluese të qyteteve kryesisht perëndimore.
Nga 850 kilometra argjinatura lumore dhe detare, 300 km prej tyre kanë nevojë për riparim, rehabilitim apo rindërtim. Një ndër ta është shtrati i lumit Lana pranë Pallatit me Shigjeta, ku vetëm vitet e fundit ka pasur disa herë përmbytje.
Brenda një periudhe 9-vjeçare Shqipëria duhet të rehabilitojë infrastrukturën e dëmtuar ku ka risk shembje, si dhe të ndërtojë vepra të reja mbrojtëse aty ku është nevoja.
“Qeveria shqiptare, institucionet nuk mund të shpenzojnë më buxhete se nuk e kemi luksin për të rehabilituar efektet e një emergjence natyrore, është e rëndësishme të fokusohemi në ndërhyrje dhe parandalim”, shprehet Adisa Bala.
Përmbytjet janë një ndër fatkeqësitë natyrore që ndodhin më shpesh në Shqipëri.
Nuk e kam degjuar ndonjehere kete Adisa Bala, drejtoresha e riskut. Nuk e di sa diga ka projektuar apo supervizionuar gjate ndertimit. Jane rreth 600 diga ne Shqiperi. Por me ndryshimet demografike,edhe menaxhimi i riskut ka ndryshuar. Problemet jane komplekse: diga vete, skarpata nga ana e ujit dhe nga ana e poshteme (ne nje inspektim te bere pas viteve 1998, kishin vjedhur pllakat dhe guret njerezit e zones, diga ne rrethin e Durresit me 10 milion metra kub), shkarkuesit sa funksionale jane bashke me portat e tyre, mbushja me lende te ngurte, duhet bere per kryesoret batimetria Te kishte folur Kryetari i Komitetit te Digave te Larta (ICOLD shqiptar), vete kam qene qnetar per shume vjet deri sa u largova nga Shqiperia, apo disa specialiste qe i njoh me kontribut konkret e te spikatur, si projektuesa, qe i dine problemet e cdo dige, do ta pranoja shqetesimin. Apo jane lodhur duke folur e u ka zene goja lesh. Edhe nje gje, nese do filloje rehabilitimi i digave dhe argjinaturave (me qe risku ka panorame tjeter tani), te behet nga kompani apo shoqeri ndertimi, ku supervizioni te jete i detyruar nga njerez qe i kane projektuar apo me background qe lidhen me to. Nga ana tjeter pushteti lokal duhet ti shpalli zona te rendesise se vecante, te mos lejohen vjedhjet e gureve mbrojtes te skarpateve dhe pllakat e betonit. Per digat e kaskades, duhet te jete me i specializuar ky lloj sherbimi, ku kompania ne Shqiperi nuk mungon. Te mos behen tendera HAJDUTESH, se ketu luhet me jete, eshte me keq se termeti qe ra.
"Ka prioritet imediat",shqipe e kulluar!!