Mbi 52% e shqiptarëve janë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri

8 Tetor 2022, 08:30Sociale TEMA

Mbi 52% e shqiptarëve janë pesimistë për të ardhmen e

Shqiptarët nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre në vend. 52.8% janë pesimistë për të ardhmen e tyre ne Shqipëri.

Ndërkohë që 18.9% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania, janë shprehur optimistë për të ardhmen.

28% e të targetuarve janë të pavendosur dhe vetëm 0.3% kanë preferuar të mos përgjigjen.

Të pyetur sesa optimistë janë për të ardhmen e vendit, 51.5% e shqiptarëve janë shprehur pesimistë dhe 21.4% janë shprehur se janë optimistë. Ndërkohë që 27.1% e tyre nuk janë përgjigjur.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

1 Komente

  1. k
    k

    Çudi që janë pesimistë,tani që do vijë bërisha në pushtet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje