Bizneset në Vlorë ankohen për punëtorë, të rinjtë zgjedhin emigracionin

6 Tetor 2022, 21:50Sociale TEMA

Bizneset në Vlorë ankohen për punëtorë, të

Në Vlorë, bizneset ankohen se nuk ka burime njerëzore. Problematika më e theksuar mbetet në sektorin e turizmit, por edhe në njësitë tregëtuese si supermarkete apo edhe në sektorin e fasonerisë.

“Për momentin kemi shumë mungesa në staf, ka që kur ka kaluar pandemia. Jemi munduar të gjejmë, por më e shumta e të rinjve ose mesa shohim dhe çfarë flasin e kanë synimin të shkojnë jashtë. Për momentin kemi 14 persona, duhet të kishim 20. Pagat kanë ndryshuar, por çdokush do të largohet nga vendi”, thotë një menaxher marketi.

“Është e vështire të gjesh persona të kualifikuar dhe në momentin që i kualifikon, për fat të keq joqëndrueshmëria e tregut na demoralizon, sepse investimi bëhet për 6 muaj që personi qëndron e më pas ose i del një punë tjetër ose ikën jashtë. Për fat të keq shoh një ikje të madhe në Gjermani dhe Itali”, shprehet administratorja e një hoteli.

Nga ana tjetër, Zyra e Punës bën të ditur se janë të regjistruar 2,342 persona që duan punë, por kërkesa nuk përputhet me ofertën.

“Biznesi është shumë i interesuar për vende të lira pune, ka shpallur shumë vende pēr shumë profesione. Problemi ynë qëndron se nuk kemi kandidatët e përshtatshëm për këto vende. Punëkërkuesit tanë ose janë të rinj dhe nuk kanë një profesion ose janë mbi 50 vjeç dhe profesioni i tyre është vjetëruar”,  theksoi Elsa Saliaj, përgjegjëse e menaxhimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit.

Në shkollat profesionale të qytetit, numri i të rinjve shtohet çdo vit, por këta të fundit i kanë sytë drejt emigracionit.

“Jam në vitin e dytë në degën Hoteleri- Turizëm kam zgjedhur shkollën tregtare sepse kam pasur gjithmonë pasion gatimin. E shoh veten time jashtë shtetit sepse kam pasur qejf të udhëtoj, por edhe për një jetë më të mirë.

Për degë elektrike, jashtë shtetit jo këtu në Shqipëri”, shprehen disa prej tyre.

Mungesa e burimeve njerëzore e sidomos e të rinjve është kthyer në shqetësim për bizneset në Vlorë. Pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira shtyjnë të të rinjtë të emigrojnë.

2 Komente

  1. H
    Hajdarovski

    Me keq u befshit. Se doni skllever jo punetore. Bizneset e leshit. Minimarkete e hostele e tabako shop e dyqane plackash e byrektore...etj jane nje menyre per vetepunesim. Ku ka leke aty per punetorin? I paguani me kokoshka e i mbani nga 10 ore ne pune. Te shtunen nuk ja jepni pushim sipas kodit te punes. E pse ankoheni pra? Do vije puna sdo kete kush te bleje e puntore jo e jo qe sdo gjeni.

    1. I
      Illyria-Shqiperia

      Sakte, sakte, sakte!!!!!Asnje presje nuk I heq!

    Lini një Përgjigje