
Ylberi, 83 vjeç, tregon se ka bërë burg 24 vite dhe një ndër arsyet ka qenë sepse ai shkruante poezi. Ai ka treguar se në atë kohë të tradhtonin dhe kushërinjtë dhe njerëzit e afërm dhe spiunonin.
Ylberi: Isha në internim së bashku me familjen në një fshat malor të Korçës.
Aldo: Për çfarë u internove ti?
Ylberi: Aty shpërtheva dhe brengat e mia, emocionet, i ktheja në vargje dhe këto ia tregova një të internuari tjetër e më denoncuan sepse e kishin ndërgjegjen e pastër komuniste. Bëra 8 vite burg në Spaç, jam një nga ata pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit.
Pasi u lirova më internuan prapë, bëra 14 vite të tjera familjarisht në Vithkuq. Hapa dosjen edhe veç të tjerëve më dalin nja 10-12 veta me pseudonime dhe mi dhanë këto vite dënim nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.
Aldo: Nga fisi, nga njerëzit e tu të kishin spiunuar apo vetëm shokët?
Ylberi: Shokët dhe kushërinjtë, njerëzit e afërt se unë nuk bisedoja me sekretarin e partisë.
Aldo: Edhe kushëriri?
Ylberi: Po edhe kushëriri.
Aldo: E tmerrshme.
Ylberi: Po spiuni nuk ka as karakter as din as iman. Ai njeh vetëm poshtërisë dhe paranë. Si përfundim unë pata gjithë jetën atë mbrojtjen dhe ombrellën e të madhin Zot dhe ka ku jam 83 vjet dhe fluturova tërë jetën me Shqiponjat.
Uau sa interesante,ja paskan fut kusherinjte.Todi Lubonjes ja futi i biri,ky na flet per kusherinjte
këtij i paskan fluturuar edhe bletët e fundit që i kishin mbetur!!! keqardhje
Ne epoken Komuniste lejoheshin me shkruajt Poezi e Shkruanin vetem nji bileThithsit e Enverit ,pra te Komunisteve dhe kush e thithte me shume kishte me shume te drejta te shkruante madje edhe te Denonin te tjeret qe shkuranin ,duke vepruar si nji Inkuizicion ne shoqerine shqiptare ne kohen e Komunizmit .Kta ishin Dyshja Kakare - Gagolli ,dy kryekurvat Komuniste qe denuan jopak si ky Poete . Imagjinoni qe Dyshja e Kermave surratVrerosur qe moren kaq shume Poete e Shkrimtare me qafe ne ate kohe , ben te Heshte nji nga Gjigandet e Poezise Lirike e jovetem Shqiptare si Lasgush Poradeci lol , nen kercenimin se nqs shkruan do Denohet .Dhe per fat te keq Gjigandi i Letrave Shqipe Lasgushi kaloj me shume se 20-vjet ne Heshtje dhe nuk shkruajti me sepse ishte permanent nen survejimin e Sigurimit Koministe . Ja kto jane pak nga ato te Verteta se si ka funksionuar madje pse jo edhe sot ndiqen metoda te tilla por ne forma me Mafioze e me Tinzare se ateher .Pra ky popull nuk zhvillohet dot si Bota sepse ka ne gjak ,intrigen ,qe te pengoj tjetrin e dali vet si Dikushi dhe qe pas i vijne jopak zagare te sojit te shkerdhatave ,si dikur zagart e beut