
Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte i ftuar Viron Xhevara, i mbijetuar i tragjedisë së Otrantos, tragjedi ku humbi bashkëshorten me tre fëmijët. E pas gjithë këtyrë viteve dhimbje, teksa është përpjekur të rindërtojë jetën në SHBA, ai ka vetëm një peng: Kërkon drejtësi!
Ai tregon si e mori guximin për të hipur në anije dhe si ndodhi gjithë pjesa e sulmit, në ngjarjen makabre ku humbi 4 pjesëtarë të familjes.
"Në atë tragjedi humba shumë. Ne ramë në një kurth të madh, të tmerrshëm, direkt pas masakrës. Nga i ashtuquajturi shteti i atëhershëm e deri më sot. Shqipëria pas viteve 90 mori tatpjetën dhe gjithkush e kuptoi që aty nuk mund të jetohej. Me situatën që u krijua në mars të ’97, mora familjen të largohesha, nuk mund të pajtohesha me atë gjendje. Dikur kam qenë shofer, në kohën e komunizmit. Edhe këtu ku jetoj, në Filadelfia, jam po shofer, punoj kamionist njësoj si im atë dikur.
Atëherë u ktheva për të marrë familjen. Unë isha nisur dy-tre ditë më parë me një anije të sigurtë, por ajo pësoi një problem, shkuam deri në ishullin e Sazanit dhe u kthyem. Kur ndodhi kjo, u demoralizova, atëherë ishte dhe shumë e vështirë të gjeje anije. Ndaj kur kjo erdhi në breg nuk hezituam, donim të iknim. Ishte më e lehtë të ikje nga deti se nga toka. Ishte shumë e vështirë, e kam kthyer kokën dy-tre herë mbrapa por pastaj ika.
Nuk e menduam kurrë që do ndodhte kështu. Mendonim gjithmonë për ndonjë defekt të mundshëm por kurrsesi për atë katastrofë që ndodhi. Ishte masakër, që një anije ushtarake të godiste anijen dhe të mbyste gra dhe fëmijë duke i parë, kjo ishte e pabesueshme. Anija kishte disa dhoma ku u strehuan vetëm gratë dhe fëmijët. Ndërsa burrat qëndruan jashtë në kuvertë. Unë familjen e strehova tek kapiteneria dimërore. Herë pas herë i nxirrja fëmijët të merrnin ajër sepse i zinte deti.
Unë kam parë çdo gjë dhe goditja erdhi nga ana që unë qëndroja, ndaj e pashë gjithçka. Të parën kam parë zhytjen e anijes, sepse ishin diku tek 120 vetë. Anija nuk ishte e tejmbushur dhe deti dhe moti ishte i mirë. Por sapo arritëm në ishullin e Sazanit shikojmë që na afrohet një fregatë e zezë italiane, e cila qëndronte e fshehur. Nuk u trembëm sepse menduam që edhe po të na ndodhte diçka, do kishim dikë për të na ndihmuar.
Fregata u afrua, na vuri përpara dhe filluan thirrjet me megafon që na thoshin të ktheheshim pas. U afrua kaq shumë sa nisën të krijoheshin dallgë të mëdha që na trembën mos mbyteshim. Kjo situatë vazhdoi për rreth dy orë. Ndërkohë ne ishim në Sazan dhe vazhdonim rrugën. Anija vazhdonte na kalonte me zig-zage duke krijuar dallgë të frikshme. E gjitha kjo teksa ishim në Sazan, në anën tonë, gjë që u ndalohet edhe nga ligjet e detit. Nuk menduam që do kishte ndonjë tentativë mbytje sepse ne e dimë që në raste katastrofash të tilla apo lufte ata kanë detyrë që emigrantët t’i ndihmojnë e jo t’i kthejnë. Nuk lejohet, ndërkombëtarisht është e ndaluar.
Ne nuk kishim shkelur asnjë centimetër të territorit të tyre. Atëherë ndoshta do u jepja të drejtë. Do thosha sot që ne u shkelëm pragun e shtëpisë dhe ata nuk e dinin kush ishim e ndaj kishin të drejtë, por ne s’e bëmë këtë. Nëse donin thjesht të na ndalonin mund të na kishin hedhur para një nga ato rrjetat që u hidhet emigrantëve dhe ne do ishimj kthyer, të detyruar.
Por ata thjesht kanë dashur ta justifikojnë, sepse të dyja fregatat, edhe tjetra që erdhi më vonë kishin kamera të fuqishme që kanë filmuar çdo gjë, e kanë parë nga afër. E kanë parë që anija ishte e ngarkuar me fëmijë. Mbas dy orësh kjo fregata e parë largohet dhe vjen Sibila nga Italia. Ishte e pabesueshme kur ajo u afrua dhe mua më goditi në gjoks. Goditi atë që ishin në kapitenerinë verore, i shtypi të gjithë 20-30 veta që ishin atje, dhe pastaj erdhi tek ne. Kur goditi e përmbysi anijen dhe ne kemi rënë të gjithë në det. Ishim poshtë anijes dhe mezi kemi arritur të dalim.
Kjo ishte dhe hera e fundit, kur nxirja fëmijët për të mos i zënë deti, që pashë familjen. Kur ndodhi, nuk i pashë dot, nuk munda të arrija tek ata. Dhomat ishin të gjitha të zhytura në ujë, anija është kthyer dhe ata janë torturuar, më pas janë mbytur. Më vonë i gjeta dhe trupat e familjes, bashkëshortës, binjakëve 4 vjeç dhe vajzës 9 vjeçe, janë të varrosur në Vlorë", u shpreh ai.
Ai eshte dhe qendrimi I shtetit Italian. Asnje nuk u denua ndersa hipokritet dhe servilat e shqiperise I lepinin bolet Italianeve. Me ka ardhur tmerresisht keq per ate ngjarje dhe e dija shume mire se as nje gje nuk do ti ndodhi italianeve Sa mire ke bere qe ke ikur..
Dite te zeza per sunitet qe cuditerisht i dun shume talionet e Duces....
Nese ka zot te djegte atje ku do te te dhembi me shume.
Asnje here nuk eshte von. Gjithe ajo egersi nxitesh nga politika italiane. Kryetarja e parlamentit, Pivetti, bente thirrje per ti mbytur shqiptaret. Gjyqi duhej te ishte nderkombetar dhe jo italian, te degjoheshin te gjithe deshmitaret, te detyroheshin kapitenet te tregonin filmimet e kamerave ne bord. Nuk eshte publikuar ende libri i mesazheve mes kapitenit dhe komandes se tij. Absolutisht nuk kishin asnje faj shqiptaret, iknin nga lufta dhe u goditen ne ujra neutrale. Sot, kur ne Itali qeverisin po ato parti dhe me po ato mellefe, eshte ora qe Shoqata humanitare, shteti yne, prokuroria, Spak, vet te demtuarit, te rifillojne hetimin dhe te kerkojne demshperblimin e viktimave. Eshte edhe çeshtje dinjiteti. Nje qen te vrasish dhe ndalohesh, gjykohesh, denohesh... po per 100 veta shumica femije dhe gra?!
Cili eshte diversi mes nje suniti dhe nje qeni? Gjynof ene qeni, eshte qenie e gjalle si njeriu kshq duhet me qen me liberal dhe filozoos.....
O kopili i prostitutes pse nuk e nxjerr emrin o kopili i prostitutes
Kur shoh te vèllane e kètij nd Vlore duket sikur i ka ndodhur dje..nje shperfytyrim total.Edhe atij i vdiq gruaja shtatzane me dy femijet .Nuk ke me cfare te thuash! E kam te pamundur mos te me mbushen syte sa here e shoh...nuk di me cfare te thuash , mjere poulli yne cfare ka kaluar e po kalon per keta horra qe jane ne krye.!
Edhe une keshtu mendoj. Me bere mire qe ke ikur. Mjere ata njerez qe kane perjetuar momente te jashtezakonshme. Ajo quhet vrasje me paramendim.
E rende. Ngushllime per ata qe mbijetuan por gjat asaj kohe qe ju luteshin te ndaloni ose te ktheheshit ca prisnit?! Jeta juaj ka qen ne pyetje jo e atyre dhe ju moret rrezikun persiper. Pergjegjesia se pari qendron tek ju. Ne ato raste dy or jane shum per te ndare mendjen, kishit edhe femije me vete. As vellau qe ta ka ber nena s‘te le ti hysh ne shtepi me zor.
Politikanet e shqiperise e kane per nder te lepijne loqet e italianeve,Dikur Verlaci ju dha edhe Kuroren e Kastriotit.Ne per 25 anglez ne kanalin e Korfuzit paguam tonelata me Ar.Vrasesi Prodi e D’Alema vijne e hane ne Shqiperi…Ketu Saliu vrau 4 diten me diell e keta duan ta sjellin ne pushtet.Komb Debil me Politikan te shitur
Edhe sot kur e degjojme na rrenqethet mishi per kete tragjedi ,per kete krim te llahtarshem ne dete te hapur, te kryer nga italianet ndaj shqiptareve , femije e te rritur.Ky krim nuk do te harrohet .Ato italiane qe urdheruan kete vrasje masive, kushdo qofshin duhet te denohen per kete masaker te tmerrshme.Shume italiane kane ardhur ne Shqiperi per bisneset e tyre e asnji nuk eshte vrare per hakmarrje.Shqiptaret jane shume me fisnike e tolerante e me bujare..Ngushelime familjeve te viktimave sshqiptare.
Kam qene te sheshi i flamurit kur i vune arkivolat, dhe u mbush sheshi me arkivola, ate dite edhe koha qante i themi. Nuk e harroje deri sa te vdese .
Si ka mundesi ta kene bere kete qellimisht "vellezerit" e Arnauteve te Telinit! Ai dha "jeten" per ta bere kete Pashallek turk sa me te Madh me kufij "Natyrale Osmane" deri ne Preveze. Deri atje kishte shumice te Mah-Muteve,Abdullaheve,Envereve,Ismaileve. Nuk e kuptojne qe kjo popullsi e degjeneruar dhe e tjetersuar nga Osmanet kane qene dikur Greke Orthodhokse te Epirit. I thone 1100 vjet Bizant me Istitucione vetem Greke.