
Animalistja Jonida Çobani Gjoka bëri thirrje që qytetarët të mos e konsumojnë mishin e kafshëve, së pari për anën shëndetësore sepse do tre ditë të tretet dhe së dyti për anën emocionale.
Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se aktualisht po kujdeset për 7 kafshë, por ka pasur 23.
Jonida tregoi se kishte shpëtuar 39 kafshë vitin që kaloi dhe rasti i fundit ishte një qenush në pyjet e Dajtit që ishte kockë e lëkurë.
“Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë për një qenush që ishte në gjendje shumë të mirë, një qenush që ishte kockë e lëkurë i paushqyer, duhet të kishte dhe probleme lëkure gjithashtu,” – u shpreh ajo.
Animalistja tregoi se këto kafshë i merr në shtëpi dhe ju jep ndihmën e parë. Sipas saj po të kishte mundësi do kujdesej për më shumë, duke vënë në dukje se shqiptarët si popull nuk e kanë për zakon të adoptojnë kafshë rruge, që siç thotë Jonida, janë ato që kanë më shumë nevojë.
shko moj bythqime
karderri , ti je tjeter Kafshe qe nuk ben ojes ne kafshet per te cilet kujdeset Anilmalistja e rrespektuar .Kafshe qe nuk i duhen Njeriut ne kte Bote .
te lutem merre edhe ate kafshen e made IM, e pash dje rrugeve kocke dhe lekure
ha ha po me ju si i behet qe hani karr per dite
Vlora .Vlora , sa zili paske mor ti .