"Ora 8:30, kulmi i trafikut në Tiranë"

3 Tetor 2022, 09:38Sociale TEMA

"Ora 8:30, kulmi i trafikut në Tiranë"

Taksisti Xhevit Bara tha në një intervistë për Euronews Albania, se trafiku në Tiranë nis rreth orës 7:30, e ka pikun në 8:30 dhe rreth orës 9:00 ka përfunduar.

“Të gjitha zonat janë të ngarkuara, sepse edhe ne e prishim trafikun duke parkuar për 2, për 3, për 4, si t’i vijë, dhe detyrohet bëhet trafik. Nëse do të ishim të disiplinuar, patjetër që do ishte 20% më pak,” – u shpreh Bara.

Ai solli në vëmendje rrugën “Fortuzi”, ku parkimi dysh është mëse normal në atë zonë, njësoj dhe rruga e Barrikadave.

Sipas taksistit, në këto kushte as policia nuk mund të ndihmojë, sepse efektivët janë në segmentet kryesore duke ndihmuar trafikun.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Nuk e dime kush eshte shefi i qarkullimit rrugor per Tiranen, por duhet pergezuar per menaxhimin qe u ben policave te qarkullimit, ne gjithe kete trafik kaotik qe ka Tirana. Sigurisht qe dhe policet e trafikut kane nje ngarkese te jashtezakonshme, ku dhe drejtuesit e automjeteve jane te pa pergjegjshem ne parkimet, sidomos neper shkolla por dhe ne parkime afer apo ngjitur me kryqezimet, per te cilet nuk duhet toleruar.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ALBAN

      Pa tjeter qe do kete trafik ne ate ore pasi te gjithe shkojne ne pune ne te njejten ore. Duhet te kene orare te ndryshme pune keshtu dhe trafiku do jete me pak i ngarkuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje