A duhet vendosur edhe shtatorja e Ismail bej Vlorës në sheshin kryesor të Tiranës?

3 Tetor 2022, 09:52Sociale TEMA

A duhet vendosur edhe shtatorja e Ismail bej Vlorës në sheshin kryesor

Në një intervistë të fundit për Top Channel skulptori Mumtaz Dhrahmi hodhi idenë që një shtatore e Ismail bej Vlorës meritonte një shesh të vetin, ose duhej vendosur po në sheshin "Skënderbej" përballë  me monumentin e Gjergj Kastriotit.

Por si kanë ndryshuar me kohën veprat e artit në sheshin që mesa duket vetëm emrin nuk ka ndryshuar…

“Një gjë nuk ka lëvizur kurrë. Që ky shesh, pavarësisht ndërthurjes së rrugëve, që krijuan bërthamën e parë elementare për këtë shesh është quajtur gjithmonë sheshi “Skënderbej”, tha Artan Shkreli.

Ky shesh e ka marrë emërtimin sheshi “Skënderbej” në 26 nëntor 1937. Origjina e emrit Skënderbej nuk vjen nga monumenti i Skënderbeut siç mund të kujtojë kushdo, por vjen nga një kazermë.

E cila fillimisht ka qenë një kazermë osmane. dhe me ardhjen e okupacionit austro hungarez u quajt kazerma Skënderbeg. Objekti i parë artistik ka qenë një shatërvan i madh i vendosur në majën e piramidës së sheshit sot.

“Përpara se të bëhej monumenti i Skënderbeut aty ka qenë monumenti i Stalinit, i cili u vu në 53, kur ai vdes. Si një shembull i vazhdimësisë staliniste. më vonë figura e Stalinit errësohet. Hrushov ve gurin e pare në pallatin e kulturës, kështu që lindi idea e heqjes së Stalinit. 

Me rastin e 450 vjetorit të heroit u vendos që të vihej monumenti i Skënderbeut, aty ku është. I cili është për hir të së vërtetës një punim monumetal i bërë nga Odise Paskali me ndihmësat e tij”, u shpreh Artan Shkreli.

Monumenti u vendos aty me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Ky monument është vepër e skulptorëve Odhise Paskali, Janaq Paço e Shaban Hadëri dhe përurimi i tij u bë më 11 janar 1968. Gjatë periudhës së socializmit sheshi pësoi ndryshimet e veta.

Idea fillimisht ishte të ngrihej pallati i shtypit. Një objekt i lartë prej xhami. me ambicien e arkitekturës së re në Shqipëri dhe para saj të vendosej monumenti i lirisë, por kjo gjë nuk u bë kurrë.

“Zhvillimet bënë të tillë që kur vdes Enver Hoxha të zëvendësohej idea e monumentit të lirisë me monumentin e Enver Hoxhës. Pak kohë më vonë këtu ngrihet monumenti i cili ze një vend përballë pallatit të kulturës. Shikon nga lindja. Fotografia ikonike me monumentin e pjerrët gati në rënie që zuri faqet e para të shtypit botëror shënon edhe fundin e një epoke”, tha Artan Shkreli.

Sa i përket propozimit që Ismail Qemali dhe Gjergj Kastrioti të jenë në një shesh Shkreli mendon se kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

“Sheshi quhet ” Skënderbej”. Do të ishte dicka e pamotivuar që dy figura kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë të rinin përkundruall njëri tjetrit. Ato kanë rolin e tyre shumë të madh në histori. Ajo që i jep identitet sheshit dhe mesa duket do ngelet edhe në të ardhmen është Gjergj Kastrioti që ka fatin e madh të këtë për sfon ministritë. Me të cilin ne jemi rritur dhe shpresojmë t’ua përcjellim dhe fëmijëve tanë”, tha Artan Shkreli.

11 Komente

  1. k
    kundershtuesi.

    joooo. meriton nje shesh tjeter dhe shpejt biles pa dhene leje kulle tjeter rama veliaj. mgjs sikur do behej ajo kulla ne qender me koken e Ismailit?? apo do jete koka e Rames ajo?!!!!! shtet prej lecke ndertoi Rama.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehraaaaaaaaa arabe....

      Ismael square......me mire nuk ka se ku shkon....do te shkoi muti ne gju..... gezuar ramazonin.

      Përgjigjjuni
    2. s
      shqiptar mos rri po duku

      Eshte normale,qe ne keto tre dekada,jo vetem qe kane dale minj gjirizi gjithandej,qe kane pushtuar dhe ndyre kete vend,duke hymnizuar pushtimin denatyrues anadollak,ku Malo Qemali,sic e permend dhe ne autobiografin e vet, qe mbas pavaresise,qe na e sollen te huajt,donte ta ribente Shqiperine,nje turqi te vogel. E gjora Shqiperi,qe te kane zhytur gjithnje e me thelle kryet ne HI..

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Po ik o islamut ste pelqen emri Skenderbe dhe ngrini teorira koti per te ndryshuar emrin.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celo Mezani

          Absolutisht kundra. Sheshi eshte i Skenderbeut dhe rri shkelqyar me nje statuje. Per Ismail Qemalin duhet te ishte gjetur me kohe nje shesh dinjitoz, por nuk korigjohet gabimi me nje gabim tjeter.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban Dega

            PAJTOHEM PLOTESISHT ME PROPOZIMIN E ARTAN SHKRELIT Ne nje prej shesheve kryesore te Tiranes ose te Vlores ne kete prag 110 vjetori te Pavaresise se Shqiperise ti vihet emri i ti vihej emri i Adem Jasharit - “Nobelistit te Lirise” Flakadanit te Lirise dhe Pavaresise se Kosoves.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ardian

              Ore Fuksi I serbise, Shesh per shqiptaret thote jo Turqit, Adem Jashar ik vendosjani Ne kosove.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bardhok Shpani ( Span - Spani )

              Ide të tilla jan cënuese : As Enveri nuk e deshti Gjergjin kaq madhështor për vet faktin se i merte hijen legjendare . Në kohën kur të gjith istorianët Evropian e donin Gjergjin legjendarin e tyre historik ; historianët tanë u alarmuan sa Hoxha Enver së fundemi e pranoj ketë fakt legjendar në Sheshin Tirana se pse në permjet Figurës së Gjergj Kastërjotit reputacioni i një shteti dhe pse ishte monist kishte të bente direkt me njermjetsim ambasadorësh Evropian të cilet ishin të akredituar në Shqipëri . Bej Vlora esht mirë aty ku esht dhe për kaq sa vlen .

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje mergimtar

                Figura e ndritur e Ismail bej Vlores (Qemali),kudo qe ta vendosesh i ben nder Shqiperise.Per ndertimin e nje monumenti ne nje nga sheshet e Tiranes do te ishte pune shume e mire.Jemi vend ku ka pak monumente te paterjoteve qe kane kontribuar per Shqiperine.Bota e qyteteruar ne cdo shesh e park ka te vendosur monumente e buste te personaliteteve qe kane kontribuar per perparimin e tyre.Asnjehere nuk eshte vone per te tilla respekte.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  pak nga pak do e heqin Kastriotin shteti musulman skiptar, cdo vit e mbulojne.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Mjaft ai shesh ka mbajtur diktatore si Skenderbeu qe dogji dhe shkaterroj trojet shqiptare per 25 vjet. Duke u vene ne sherbim te kryqezatave duke vrare shqiptare Enveri 45 vjet po ashtu vrau shqiptare dhe i futi neper kampe perqendrimi pa dallim moshe.Stalini krimineli botes ka qene pikerisht aty ku Skenderbeu eshte sot. Ismail Qemali themeluesi i shtetit shqiptare. Duhet te vendoset sa me shpejt aty ku eshte Skenderbeu.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje