Evis Kushi për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”: Pronarët shkelën ligjin

3 Tetor 2022, 20:30Sociale TEMA

Evis Kushi për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”: Pronarët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në seancën e sotme parlamentare foli dhe një herë për shkaqet që çuan në mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”.

Në fjalën e saj, Kushi theksoi se kolegji u mbyll sepse pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe  nxënësit i kishin dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verifikimet e nevojshme, gjë që sipas saj ishte në kundërshtim me ligjin.

Ministrja garantoi dhe një herë nxënësit dhe prindërit se ministria po bën maksimumin për akomodimin e  nxënësve në shkolla të tjera të sigurta.

Dua që t’i garantoj të gjithë nxënësit dhe prindërit që ne po bëjmë maksimumin dhe do t’i ofrojmë të gjitha mundësitë për t’i akomoduar dhe përshtatur ata në shkolla, qoftë pranë vendbanimit të tyre, apo sipas preferencave  që kanë.

Ata që nuk u mirëkuptoj aspak, janë ata politikanë që duan të bëjnë protagonizëm dhe që bëjnë ekspertin në çdo fushë, që nuk lexojnë as faktet, as ligjin, por bëjnë gjithcka në interes të partisë së tyre. Kanë shitur godinën për arsye fitimi dhe i kanë marrë nxënësit e i kanë çuar në institucion tjetër pa bërë verifikimet përkatëse. 

Për këtë shkelje, ligji parashikon heqjen e licencës. Si mund t’u dilni ju në mbrojtje shkelësve të ligjit? Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe ta respektojmë në mënyrë të barabartë”- është shprehur Kushi.

5 Komente

  1. B
    Beni

    Të lutem zonja ministre shikoni shkollat shtetërore sa i plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit. Ne mësuesit i shohim dhe i vuajmë përditë se punojmë në ato kushte. Boll me propagandë se po rritet një brez injorantë për shkak të demagogjisë suaj idiote

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb....

      Ne nje zyre pune ne evrope,amerike australi,kanada etj paraqitet nje sunitoshqipfoles per interviste pune: Zyrtari pyet: cfare kolegji ke mbaruar? Gyzeli shqipfoles:"Mohammed Akif" m'Albanistan. What?! Gyzeli (perserit me mburrje): "Mohammed Akif"m'Albanistan....madje excellent. Zyrtari: What?! Exo pousti tourkalvane......fuck you monkey.

      Përgjigjjuni
      1. p
        populli

        Beni ja ke fut kot, nw se nxenesit janw te dobet kjo eshte se ju mesuesit nuk punoni sa duhet. Kushtet ne shkolla, ne pjesen me te madhe shkollat jane te rregulluara sa s'ka me. E ke gabim djalo.

        Përgjigjjuni
        1. p
          populli

          Beni ja ke fut kot, nw se nxenesit janw te dobet kjo eshte se ju mesuesit nuk punoni sa duhet. Kushtet ne shkolla, ne pjesen me te madhe shkollat jane te rregulluara sa s'ka me. E ke gabim djalo.

          Përgjigjjuni
          1. p
            populli

            Beni ja ke fut kot, nw se nxenesit janw te dobet kjo eshte se ju mesuesit nuk punoni sa duhet. Kushtet ne shkolla, ne pjesen me te madhe shkollat jane te rregulluara sa s'ka me. E ke gabim djalo.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje