Dorëzohen apartamente të reja në Golem, Rama: Rindërtimi, deri në fund

3 Tetor 2022, 17:10Sociale TEMA

Dorëzohen apartamente të reja në Golem, Rama: Rindërtimi,

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Golemi se të gjithë ata që humbën shtëpitë dhe u përfshinë në procesin e rindërtimit do të marrin deri në apartamentin e fundit atë që u takon.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së organizuar në Golem, ku u dorëzuan çelësat e apartamenteve të reja, Rama tha se “do të marrin apartamente shumë më të bukura dhe shumë më të forta se ato që humbën, të cilat përndryshe nga sa kemi parë strukturën sociale të këtyre familjeve, në pjesën dërrmuese do ta kishin të pamundur që t’i merrnin dhe të cilat, siç e kemi thënë që në krye të herës, janë pronë e pasuri e patundshme e këtyre familjeve pa asnjë detyrim ndaj shtetit”.

“Prej disa kohësh edhe dorëzimi i shtëpive është bërë duke qenë se një pjesë e banorëve këtu janë familje të cilat janë në emigracion, por që kishin apartamente të tyre në pallatet e dëmtuara, dhe nga ana tjetër pjesa tjetër e familjeve i kanë marrë çelësat. Ishte me rëndësi të isha këtu t’i plotësoj kërkesën kryetarit të bashkisë dhe për të vazhduar me mesazhin që të gjithë ata që u goditën, humbën shtëpitë, u përfshinë në procesin e rindërtimit, do të marrin deri në apartamentin e fundit atë që u takon”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ne kemi parë shumë programe edhe në vende të tjera pas tërmeteve dhe nuk ka asnjë program, ky është i vetmi në dijeninë tonë, ku familjet që humbasin shtëpitë iu jepen shtëpi jo me kredi, qoftë edhe me kredi të butë, por falas 100 %”.

“Ne e bëjmë këtë, sepse e dimë shumë mirë se nuk janë kohët më të mira jo vetëm për ne, por gjithë botën, e veçanërisht për gjithë Europën, nuk është e drejtë që këtyre familjeve që në strukturën e tyre sociale hyjnë tek ato me më pak të ardhura se të tjerat, që ne t’u vëmë qoftë edhe një qindarkë më shumë barrë”, tha Rama.

“Këto janë shtëpitë tuaja, janë të hipotekuara, mund ta mbani, ta shisni e t’ua jepni me qira si gjithë të tjerët dhe në asnjëherë, në asnjë hap të kohës në vijim, shteti nuk mund të vijë dhe t’ju kërkojë çfarëdo qoftë”, tha Rama.

Në Kavajë deri tani janë strehuar në apartamente 221 familje që humbën strehën nga tërmeti.

15 Komente

  1. a
    arber

    ti gzojne banoret bravo zoti rama per kete premtim te mbajtur

    Përgjigjjuni
    1. a
      anja

      ka lezet banoret tashme do rinisin jeten e tyre normale

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dora

        Hallall i mbajten premtimet

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elsa

          Te gjithe keto familje do te ken shtepi vetem fal qeveris

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fifi

            I keni nderuar keto familje

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bosh

              Nje enderr e bere realitet

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flori

                Ti gezojne shtepiat e reja banoret e Golemit

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Igli

                  Apartamentet paskan dale shume bukur

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eva

                    Bravo sepse ju sollet buzeqeshjen ketyre familjeve

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Prajla

                      Edhe pse jemi duke kaluar nje krize ju prape i keni mbajtur premtimet qe na keni dhene

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lida

                        I gezofshin shtepit e reja u pafshin hajrin

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Olti

                          Zon me plot kushte plus shtepiat teper td mira per familjet qe do strehoen aty

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Miri

                            Me vjen mire qe ky projekt perfundoi ne nje kohe rekord

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jonis

                              Ti gezojne shtepite e reja te gjithe ata banore qe humben shtepite e tyre nga termeti i tmerrshem

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gerdeci

                                Shtepi te reja qe as ne enderr nuk jane pare, dhe per me teper pa asnje lek nga xhepi!!!. Hajde te ankohesh tani, siç e kemi bere zakon!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje