Shqipëria ka rrugët më të mira në rajon, por sërish larg Evropës

4 Tetor 2022, 09:33Sociale TEMA

Shqipëria ka rrugët më të mira në rajon, por

Nga Vitjon Nina

Investimet infrastrukturore në Shqipëri kanë qenë në qendër të vëmendjes së çdo qeverie të ardhur në pushtet prej fillimviteve 2000.

Duke parë ndryshimin rrënjësor të regjimeve dhe duke u hapur gjerësisht në aspektin e transportit me mjete vetjake, shtrimi i rrugëve dhe hartimi i segmenteve më të volitshme për udhëtarët, kanë qenë pikësynime të pushteteve…si qendrore, ashtu edhe lokale.

Kjo, i ka dhënë frytet e veta.

Sipas një raporti të Forumit Botëror Ekonomik, Shqipëria radhitet si më e mira në rajon, së bashku me Malin e Zi, për cilësinë e rrugëve, me një pikavarazh prej 3.9 në shkallën e krahasimit.

Në krahasim, bie në sy se si Shqipëria, lë pas edhe vende të Bashkimit Evropian, si Bullgaria apo Rumania, të cilat në indeksin e nivelit të rrugëve shënojnë respektivisht 3.4 dhe 3 pikë.

Maqedonia e Veriut ndërkohë, shënon vetëm 3.4 pikë, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina edhe më poshtë, me 2.8 pikë.

Për Serbinë dhe Kosovën ndërkaq, raporti nuk ka shifra konkrete për t’i shpalosur.

Shqipëria, krahasohet denjësisht për nivelin e rrugëve me vende të Evropës Lindore, ku pas lë Letoninë, Rusinë, Ukrainën, Moldavinë dhe gjendet fare pranë Hungarisë dhe Sllovakisë.

Kur vjen puna tek krahasimi me vendet perëndimore të BE-së, Italia është më e afërta, me 4.4 pikë, po aq sa Irlanda e Veriut dhe Belgjika.

Ndërsa, vendet e tjera, radhiten me 5 pikë e më shumë, ku ndër evropianet, Holanda e mban kryesimin me 6.4 pikë. Në botë, Holanda radhitet e dyta, vetëm pas Singaporit.

Pikavarazh shumë të lartë shënojnë edhe Zvicra, Austria, Portugalia e Spanja, si edhe vendet nordike, prej Danimarkës, Suedisë e Finlandës.

Një tjetër vend me zhvillim të lartë infrastrukturor ka qenë edhe Turqia me sa paraqitet në raport, duke lënë pas vende si Norvegjia apo Mbretëria e Bashkuar.

19 Komente

  1. T
    Tironci

    Rruget me te mira ne europ i ka franca deri dhe rruget tretsore te fshatrave shum larg qytetit i ka nikel. Autorruten e ka te pa par shum me te mir se te tera vendet e europes.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      hahahahahahhahaaha, lol rrugt e albanistonit, pranaj ska hekurudha e trena ….. lol

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hasoni

      ore trongull ke kalu ne Mal të Zi t'i apo tall hajdarin?? Tirane - Shkoder 4-5 ore per 90 km rruge

      Përgjigjjuni
      1. m
        mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

        Ore seriozisht e keni me kete shkrim ju hahahaha fshijeni se do beheni gazi i botes si ai qe tha ne kohen e sali berishes 300.000km rruge kemi bere.....hapni googlemaps 30% nuk kane asfalt o budallenj ca letonie, hungarie i keni bredhur hungari letoni ju qe shkruani keto... shkoni njehere shetisni se mbase ju hapen mendte.... nuk e di kush organizate i ka bere keto statistika por realiteti eshte krejt tjeter

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bjondina

          Te sakta kto qe thua

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Mos jep opinion kur sdi te lexosh idiot. Nuk e thote gazeta por forumi boteror i ekonomise. Plehre antishqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

              ik o tar me syze , dhe nese e thote forumi .... pallkarush sme intereson koqe

              Përgjigjjuni
          2. E
            Emigranti i paligjshem

            O pall gazetaruc A e ke kalu kurrë sheshin skenderbej per te pare cilesinë e rrugëve. Rruget ne shqiperi jane shumë larg standarteve dhe nuk krahasohen as me afriken. A ke kalu ne mal te zi per ti pare se si janë ? Janë akoma me asfaltin e titos o pallë.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na kenaqet

              Kjo ishte Portokallia per sot!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora.Vlora

                Ky trapi vertet i beson ato qe i thote ,apo sa per konsum,ne fakt e ka per ata qe jetojne ne shqiperi ,por haron qe gjysma e shqiptareve jeton jashte dhe e dine standartin jashte me brenda

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aa

                  Shqipria ska standard per rruget Nuk mirembahen

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    Zagaret shqupisa ndyresira le te lehin, Forumi Botëror Ekonomik do te vazhdoje te publikoj statistikat e veta serioze qe sherbejne si reference per te gjitha shtetet e globit.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Po

                      Rruget shqiperia nuk i ka keq.. te gjithe turistet qe vijne nuk ankohen per rruget pervec kuptohet shqiptareve qe edhe ne maj te malit kerkojne autostrade me 5 korsi si jashte shtetit.. :)

                      Përgjigjjuni
                      1. @
                        @Dajti.Malit

                        O koqe shqiptaret nuk duan rruge me 5 korsi duan rruge me dy korsi me ndarje ne mes qe mos ti vi kush nga parakalimi dhe ti shuaj si familje sic ka ndodhur rendomte. Por parti ju ka mesuar se rruget duhen si ne kohen e gjemanit akoma me nje korsi. Edhe turistet qe vine skane ardhur te bejne inspektimin e rrugeve o te mjere qe jetoni vetem me fjalet e botes.

                        Përgjigjjuni
                      2. a
                        adasd

                        Vitjon Nina, koqe kanari

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Anila

                          Qeverine e kane basarduar per rruget. Dilni je ekrane dhe thuajino popullit fakte, keto jane arritje shume te medha me fakte. Po ta kishte kete fakt kunder qeverise Like Floririn njk do pushonte pa e thene dhe sterthene cdo dite ne cdo ekran dhe emision televizive dhe ne cdo konference shtypi derisa te trulloste mendjen e njerezve dhe shume edhe ti besojne ketij spiuni dhe mashtrusi ordiner. Socialist dhe gjithe njerezit te flasin pa hezitim te vertetat per qeverine dhe ky eshte rasti ta mbeshtesni kete prove nxirreni ne ekran ta shofi i gjithe populli se nuk po ma lene ti gezojme rruget pasi thone jane pa vilesi do prishen ne 1 vit do permbyten. Populli duhet te dij me fakte deshtimet e kesaj qeverie dhe sukseset e kesaj qeverie dhe ne fund ti japi voten kujt ai mendon se e meriton . Juristi Ndreca qe e ftojne ne emisione televizive flet vetem me fakte dhe vetem fakte. Edhe pase ne emision jame 5 te ftuar dhe flasin a pushim e nderpresin shume here perseri zeri o tij degjohet shume qarte sepse ka dhe i ketkon fakte . I fton te shkojne ne SPAK dje te bejne denoncime ne qofte se la fakte. Ata flasin dhe mashtrojne ne menyre skandaloze. Edhe njehere merrni pjese ne emisione televizive ne dilni ne ekrane qe ne te degjojme edhe socialistet dhe te kuptojme dhe te arsyetojme kush kane te vertetat. Te gjithe ju presim kemi nevojme jemi te turullosur dhe duam te qartesohemi…….. Respekte per juristin Ndreca shume profesional , shume i edukuar dhe shume orator dhe teper i sakte dhe bindes ne ato qe thote. Edhe pse merr pjese edhe tek emisioni i Qim Pekes i rrethuar nga PD istet shpesh i degjoj qe i thone “ ne kemi respekt per ty “…….. Keta njerez ne duam ti degjojme dhe te shpresojme per nje Shqiperi me te mire .

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Goni

                            Po na habisni me keto artikuj dhe keto vlersime, pamvarsisht se kush I ka monitoruar rruget the vlersimet jane kontradiktore

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Genti

                              Ky artikull bën fjelë për rrugët e Shqipërisë së 2044-ës ku me kto çmime skandaloze për km/rrugë normal që do duhet të ishin më të mirat ne jo vetëm në rajon por në Botë.Fshijeni ktë artikull se ne që jetojmë këtu i shohim me sy katrahurën në sinjalistikë dhe standartin e rrugëve tona.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Futja kot

                                Pse jo. Serbia, mali zi dhe maqedonia i kane rruget ku therret qameti.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje