Grupi BALFIN hyn edhe në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian

7 Tetor 2022, 12:09Sociale TEMA



• Kroacia është vendi i nëntë ku Grupi BALFIN është i pranishëm
• Shumica e aktivitetit të Grupit zhvillohet jashtë territorit të Shqipërisë
• Alba-Trade, pjesë e Grupit, do përfaqësojë Samsung në Kroaci
 

Grupi BALFIN, nëpërmjet kompanisë Alba-Trade, e ka shtrirëaktivitetin edhe në Kroaci duke e çuar në nëntë numrin e shteteve ku operon.

Alba-Trade është autorizuar zyrtarisht nga gjigandi i teknologjisë Samsung që ta përfaqësojë në shtetin dalmat për tregtinë me shumicë.

Në një kohë të shkurtër Alba-Trade është kthyer në një nga aktorët kryesor të tregut të elektronikës në Kroaci duke regjistruar një rritje me 50% të xhiros së saj vjetore, krahasuar me trë njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo kompani, pjesë e Grupit BALFIN, është një njohëse e mirë e tregjeve evropiane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor ku operon prej thuajse 30 vitesh.

Për Grupin BALFIN, me president Samir Manen, Kroacia ështështeti i katërt në tregun e përbashkët Evropian ku po operon.Përveç Kroacisë, prej shumë vitesh Grupi është i pranishëm edhe në Austri, Vendet e Ulëta (Holandë) dhe në Zvicër.

Aktualisht shumica e aktivitetit të Grupit BALFIN zhvillohet jashtë territorit të Shqipërisë duke u bërë sipërmarrja e vetme me seli në Shqipëri që ka këtë shtrirje të gjerë në tregun e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor Grupi BALFIN është i pranishëm në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Shqipëri.

Grupi BALFIN operon në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjes me shumicë dhe pakicë, industrisë bankare, menaxhimit të aseteve, medias, logjistikës dhe arsimit të lartë në nëntë shtete.

1 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    pse jo me minierat që ka me koncesion rrogat e punetoreve si skllever që veten ne Shqipëri punojnë 6 ditë ne jave edhe në Kore të Jugut do e hapi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje