S’gjen punonjës për fermën, sipërmarrësja në Ballaban strehon vullnetaren islandeze pa pagesë

7 Tetor 2022, 09:08Sociale TEMA

S’gjen punonjës për fermën, sipërmarrësja në

Elona Bejo është një sipërmarrëse në Ballaban të Përmetit, ndërsa dhe Marta Egilsdóttir është një vullnetare islandeze, që prej dy javësh ndodhet në Shqipëri. Kjo e fundit punon në fermën e Elonës, ku e ndihmon lidhur me çdo punë pa asnjë pagesë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjësit”, vajzat treguan detaje nga eksperienca e tyre dhe marrëdhëniet që kanë krijuar me njerëzit e tjerë.

Është shumë e vështirë për të gjetur punonjës. Ky është problemi kryesor që kanë sipërmarrjet turistike. Ne na vijnë vullnetar nga e gjithë bota, që na ndihmojnë në punë të ndryshme, që nga ferma deri te kuzhina. Ata njerëz që duan të ndajnë eksperiencën e tyre me ne. Unë kam dy vite që e praktikoj këtë gjë se nuk është një punësim i mirëfilltë. E quaj punë vullnetare më tepër. Ajo që bën përshtatet më shumë me dëshirat e këtij personi për të punuar”, u shpreh Elona.

Unë kam dy javë që rri këtu dhe unë mund të udhëtoj drejt Greqisë, por kam një kohë të kufizuar. Do të bëjë eksperiencë si vullnetare. Të gjithë njerëzit janë shumë të këndshëm me mua, megjithëse unë nuk di shqip, ata janë shumë të sjellshëm me mua. Unë jam duke ndihmuar me punë të ndryshme, jam duke ndihmuar te kuzhina. Pra, kudo ku ka nevojë, unë shkoj t’i ndihmoj. Për mua përvoja është pagesa ime”, tha Marta.

3 Komente

  1. A
    AX

    Kjo Elona i vodhi pronen francezit dhe vazhdon jeton pa i hyre gjemb ne kembe, me pasurine e tjetrit. Turp i shqiptareve, shqipot e keqinj si kjo Elona.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexues

      Punonjesi duhet te jetoje ne nje zone te izoluar, larg familjes, larg shkollave. Do bente pune fizike ne ferme, por duhet te ndihmonte edhe ne guzhine. Eshte pervoje pune qe nuk te specializon. Nuk e di cfare vlere do kishte per nje te ri pervecse si gjysem pushim sic po e ben islandezja.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Ti je një koqe kanari,debil që mendon kështu.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje