Si mendojnë shqiptarët se po ecin gjërat në vend?

7 Tetor 2022, 20:20Sociale TEMA

Si mendojnë shqiptarët se po ecin gjërat në vend?

60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq. Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.

30.1% e të targetuarve janë të pavendosur, ndërsa 0.2% nuk janë përgjigjur.

Pesimizmi shtohet edhe më shumë kur shqiptarët i pyetëm për ecurinë e situatës ekonomike, të cilën e kanë vlerësuar negativisht, 69.3% e tyre. Vetëm 6.2% e tyre mendojnë se situata ekonomike është shumë e mirë.

23.9 % e tyre e kanë cilësuar situatën ekonomike as të mirë dhe as të keqe dhe 0.6% kanë refuzuar të përgjigjen.

Kur bëhet fjalë për ekonominë në shtëpinë e tyre, 51% e të pyeturve e vlerësojnë si shumë të keqe situatën. Ndërsa 12.8% e vlerësojnë pozitivisht.

Sipas tyre, problematikat kryesore me të cilat po përballet vendi ynë, janë ekonomia me 84.7%, emigrimi me 67%, niveli i lartë i kriminalitetit në vend dhe korrupsioni për të cilën kanë votuar 41.2 % dhe shëndetësia me 27.8%.

Për ata të cilët mendojnë se problem kryesor është ekonomia, produktet e shportës zënë pjesën më të madhe të shqetësimit me 46.8%, të ardhurat e pamjaftueshme 25.7%, papunësia 15.9% dhe kostot e transportit 10.7%.

Por kjo situatë sipas qytetarëve, nuk ka shumë gjasë të ndryshojë, pasi 57.2% e të targetuarve mendojnë se vendi ynë po shkon në drejtimin e gabuar. Ndërsa 23.1% janë shprehur se po ndiqet rruga e duhur.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

5 Komente

  1. b
    bato

    mbi 60% votojne Edi Ramen dhe PS. :)

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunist me Rolex

      ato 9.5% jane kto sufllaqet që komentonjne me Tea, roni, beni, lira, etj që cdo koment e kane me distancë kohore 1-3 min

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        E kam ndjekur kete Gjetje te Euronews Albania dhe e pashe dhe kur e paraqiti e Kuvendin e Shqiperise Sali Berisha.Madje ai kercenoi se “Jeni te humbur,shume shpejt do ikni nga aty” —Nese doni Barometer me te sakte ne bote keni ate te Euronews dhe mos u lodhni te beni sondazhe te tjera.Ahh harova,keni dhe nje tjeter Barometer,ate te SYRIT,eshte i hatashem. Po si nuk u bie pika mor,debila.Po kush eshte optimist ne tere boten nga Amerika,Europa,Azia madje dhe nga hena.Po bota eshte ne prag te luftes,mor mjerane qe beni politiken e Non Grates per ta mbajtur me fryme nje kufome qe nuk kthehet me ne jete?!

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Gjynah qe si Ka bere keto sondazhe Endri Fuga,se 98 perqind e nxirrte mbeshtetje per ed ram jongun

          Përgjigjjuni
          1. t
            toptop

            Keq,shume keq....dhe si alternative votoni saliun,meten,idrizin,mejdiun,dulen edhe per 30 vjet te tjera...popull koti....nje lloj eshte edhe rama si ata se ketu ne shqiperi po shave saliun je kelysh i kuq.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje