AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

4 Prill 2026, 11:45Sociale TEMA
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 4 ton produkte bimore në një magazinë në Shkozë në Tiranë, pas një denoncimi.

Sipas njoftimit të AKU, gjatë kontrollit në subjekt, u konstatuan 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën apo përbërjen.

AKU vendosi masën e bllokimit të menjëhershëm të produktit, si dhe gjobë 200 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë. Një tjetër gjobë prej 100 mijë lekësh u vendos për mungesë të sistemit të vetkontrollit.

Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të transparencës njofton se, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë, ku nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.

​Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë. Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte implementimi i sistemit te vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit) veprime në kundërshtim me parashikimet ligjore, për këtë mangësi u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë.

​Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i angazhuar në terren për të ndaluar çdo praktikë që cenon sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo parregullsi në e-mailin zyrtar [email protected] ose në numrin e gjelbër 08007575.

4 Komente

  1. s
    sapa

    Kjo eshte Shqiperia!Cili emigrant deshiron te kthehet ne kete parajse?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taçi

      Po mirë si kalojnë në doganë këto produkte ?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noc Rroku

        Si kalojnë në doganë këto produkte

        Përgjigjjuni
        1. S
          Strati

          Si kalojnë në doganë këto produkte?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje