Zaptimi i trotuareve, ndërtimet pa leje dhe parkimet private të paligjshme rezultojnë të jenë 3 shqetësimet kryesore të qytetarëve.
Report Tv ka bërë një bilanc të denoncimeve të platformën “Hapësira ime publike”, krijimin e të cilës Kryeministri Edi Rama e njoftoi 5 ditë më parë, për të marrë raportime nga shkeljet në territor.
Në total rezultojnë 4501 denoncime, prej të cilave janë zgjidhur deri tani vetëm 486 ose gati 1 në 11 nga rastet e raportuara nga qytetarët. Për pjesën tjetër denoncimet janë në proces shqyrtimi nga autoritetet.
Tirana zë 50% të denoncimeve në rang vendi, ose 2246 shkelje të raportuara.
Gjysma e tyre, ose 1146 denoncime, shkojnë për zënie të trotuareve ose hapësirave publike.
318 raportime për parkimet e paligjshme private dhe 292 raste të ndërtimeve pa leje apo në shkelje të lejes. Në Tiranë shqetësuese mbetet ndotja fizike e akustike me 172 denoncime. 227 qytetarë kanë denoncuar për shkelje të tjera në dëm të pronës publike.
Durrësi është qyteti i dytë me denoncimet më të mëdha, me 417 raste në total, prej të cilave kampion mban sërish zënia e trotuareve me 206 raportime.
71 për ndërtimet pa leje dhe 67 për parkime private të paligjshme. Edhe në Durrës ndotja fizike e akustike është shqetësuese.
Vlora si një nga qytetet më në zhvillim për shkak të turizmit, regjistron 236 denoncime. Edhe këtu zaptimi i trotuareve dhe hapësirave komunitare mbetet shqetësimi kryesor me 101 raportime, për të vijuar me ndërtimet pa leje në 45 raste, parkimet dhe ndotja akustike.
Edhe qytetarët e Elbasanit ndjejnë të njëjtin shqetësim, zaptimi i trotuareve në 65 raste nga 172 në total. 34 denoncime për ndërtime pa leje dhe 27 për parkimet.
157 denoncime kanë ardhur nga qytetarët e Shkodrës, dhe 129 nga të Fierit. Edhe në këto dy qytete shqetësimi kryesor mbeten trotuaret.
Më pak denoncime vijnë nga Berati, Lezha, Gjirokastra, Korça, Kukësi dhe Dibra por edhe këtu zaptimi i trotuareve zë vendin e parë.
Qytetarët duhet të plotësojnë një formular, me përshkrimin e ngjarjes apo shkeljes së pretenduar, të saktësojnë vendndodhjen dhe të ngarkojnë foto ose video nga hapësira e zaptuar.
Denoncuesi mund të vetëidentifikohet përmes portalit e-Albania, ose të qëndrojë në anonimat.
Në rast të mosreagimit nga ana e autoriteteve brenda 24 orëve, qytetarëve u jepet mundësia e ankimit përmes një tjetër formulari.
Rrugacet e pushtetit mundohen te vene vetulla dhe nxjerrin syte, i thone kesaj! Gjithe ky abuzim me hapesirat publike eshte paguar me leke nga bizneset! Kane marre ryshfet njerezit qe paguhen per te mos lejuar abuzimin! Jane hapesira ne mes te shesheve, ne rruget kryesore...kjo eshte tallje dhe show!!!
Pse duhet qe qutetaret te denoncojne te tilla rastekur nderkohe paguhen dhjetra e qindra punonjes te organizmave shtetrore pikerisht per te patur nen kontroll teritoret simbas ligjeve ne fuqi.
Shpresojme qe funksionimi I Shtetit kesaj radhe te jete real.Kerkoju llogari burokrateve dhe hajduteve te administrates dhe cdo gje regullohet. Shteti funksionon me ligje dhe rregulla , ne shqipot nuk I kemi shume deshire ti zbatojme , vetem nga frika te cilen e njohim mjaft mire. Dhe kete Edi e di shume mire , por I vetem eshte veshtire te behet pune. Ngarko burokratet hajna te punojne , te mesohen te jetojne me rogat e majme qe marin , jo me hajdutlleqet dhe zhvatjet qe ju bejne qytetareve keto shushunja me diploma Kristali
Asgje, vetem nje mashtrim e radhes. Asnje pergjigje per nje problem serioz te ngritur ne te ashtuquajturen Hapsira Ime Publike.
Denonconi gangsterët, shkelësit e ligjeve, ata që mendojnë se janë "të fortë" dhe mbi ligjin. Që nuk pyesin për të mirën e përbashkët, por vetëm që të bëhen të pasur ata vetë. Këta njerëz duhen shkelur me zinxhirët e traktorit. Por Rama është i lehtë, i leshtë, i dobët dhe mik me të fuqishmit.