Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi humbi të dy prindërit në një aksident rrugor fatal në Veria të Greqisë dy ditë më parë.
Ali Bushi 73 vjeç, dhe Bukurije Bushi, 71 vjeç, nuk i kanë shpëtuar përplasjes, ndërsa trajneri i U-21 ka reaguar me disa fjalë prekës.
“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.
Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur.
Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.
Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës.
Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.
Ngushellime per humbjen e prinderve te tu te mire.U prehshin ne paqe.
Qofshin te Xhehnetit Alban... behu i forte!
Ty Loku e Ronit po epo eshte nje humbje e dhimshme , po Liu ka patur nje shoqeri te madhe ne kombinat ,edhe shoqeria e tij eshte shume e prekur nga ikja e Liut e dhe mamase juaj Bukurie , Ju dihet qe per sa te rroni do i kujtoni ,por edhe ne shoqeria e tij , per jetē te jetēve do i kujtojne , Loku ,Rroni behuni te forte , ju pershendet Flamuri
Ah humbja e prindit eshte tmerresisht e dhimbshme . Zoti i dhente kurajo ne keto momente! R.I.P
NGUSHLLIME.
ngushullime
Ngushëllime i nderuar Alban, Dhimbja është njerëzore. Të rroni dhe kujtoni për jetë...