Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median miratoi të martën projektligjin e ri të qeverisë “Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, ku parashikohet ngritja e një organi të ri mbikqyrës “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, i cili do të drejtohet nga Kryeministri.
Pavarësisht se në ligj thuhet se ky organ do të ketë vetëm rol këshillues për përmirësimin e kërkimit shkencor, praktikisht ai merr përsipër të rekomandojë, jo vetëm politikat mbështetëse në këtë drejtim, por dhe të orientojë fushat e kërkimit shkencor. Në përbërje të Këshillit parashikohet të jenë 7 ministra, ministri përgjegjës për shkencën; inovacionin; energjinë; bujqësinë; shëndetësinë; mbrojtjen dhe për mjedisin, si dhe përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë, nga Akademia e Shkencave dhe qendrat e inovacionit.
Gjatë miratimit në mënyrë të njëanshme nga deputetët socialistë në nenin përkatës që parashikon mënyrën e funksionimit të këtij këshilli u ndryshua vetëm një fjalë në funksionet që do të kryejë ky këshill duke zëvendësuar ‘monitoron’ me ‘analizon’, -“analizon sistemin kombëtar të shkencës dhe kërkimit shkencor si dhe ecurinë drejt integrimit të sistemit në zonën evropiane të kërkimit (ERA), duke rekomanduar përmirësimin e tij sipas rastit”.
Zëvendësimi shkaktoi diskutime në komision, pasi deputetët e opozitës të pranishëm këmbëngulën që shqetësimi nuk lidhej me një fjalë, por me qëllimin e dispozitës për kontrollin e shkencës nga Kryeministri. “Po lëmë shkencën në duart e disa njerëzve jo teknikë dhe kjo ngre shqetësim për censurim të lirisë së kërkimit shkencor”- tha deputetja e PD-së Oriela Nebijaj. “Një model antishkencor dhe antieuropian”- e cilësoi nenin në fjalë kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa, duke folur për BIRN-in pas mbledhjes së komisionit.
“Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar”- shtoi Zhupa. Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se me çfarë cilësish shkencore kryeministri merr përsipër të drejtojë një këshill për kërkimin shkencor.
Deputetët socialistë miratuan një sërë ndryshimesh në formulimet fillestare, për të cilat thanë se ishin sugjerime të ardhura nga drejtuesit e universiteteve, një organizëm i cili fillimisht e kundërshtoi me forcë nismën duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet.
Konferenca e Rektorëve i kishte dërguar Kuvendit një oponencë të gjatë me argumente kundër draftit qeveritar ku ngrihej shqetësimi se dispozitat ligjore ishin anti-kushtetuese, cënonin lirinë shkencore dhe nuk zgjidhin problematikat e vërteta që ka fusha e kërkimit shkencor.
Gjithsesi varianti final duket se është pranuar prej tyre. Kryetari i Konferencës së Rektorëve, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i tha BIRN-it të martën se nuk kishte kundërshtime për variantin e miratuar në komision. “Kemi qenë në komunikim me ministrinë e Arsimit dhe besojmë se janë reflektuar shqetësimet tona”- tha ai në një bisedë telefonike.
Ndërsa deputetja Zhupa i cilësoi ndryshimet e draftit fillestar si “retushime” që nuk zgjidhin problematikat themelore te ligjit. “Një ligj antishkencë dhe antieuropë, që censuron dhe patronazhon shkencën nga politika”- këmbënguli ajo. (BIRN)
hahahahha sa vk...kapeni dhe vareni kokeposhte sulltanin o siptare te dhjere
Do e drejtoj injoranti ,qe ketu duket sa serioz eshte ky keshill
po normal kryeshkencetari do ta drejtoje
Gallatë u bë edhe krye shkencore??
Çfar shkence do të bëhet në një vend si ky që nuk prodhohet asgjë
Riorganizimi eshte gje e mire por mos beni perseritje te gabimeve ne institucionet shkencore duke i drejtuar nga militant apo medioker me pacavure shkencore apo me mire me thene antishkencore , te zgjidhen ne rradhe te pare personalitete shkencore bashkohore dhe historiane qe e duan vendin e tyre dhe jo pensionista aktive....
Dhe tani shkenca ne Shqiperi do kete arritje madheshtore, sepse hajnat e ripjelljes do e ndrisin edhe kete fushe qee po e kapin.
O cete injorante e PDse, ne mos qofshi antishqiptare - qe me gjithe gjasat jeni! Nuk ka shekence te financuar nga qeveria qe mund jete azat - bej cte duash dhe mos bej asgje. Kur paraja publike nvestohet ne shkence dhe kerkim, ajo duhet te levroje fusha te interesit publik dhe kombetar, qe detyrimisht jane pergjegjesi e qeverise dhe parlamentit. Nese ti je insitucion shekencor privat, atehere perdoere parane si te duash.
Drejtimi i këtij këshilli nga shoku Edi Rama, një individ me njohuri të thella në lëmin e shkencës dhe teknikës, flet për seriozitetin me të cilën qeveria ka për të përcjellë arritjet e thella shkencore që zhvillohen tek ne. Kjo do të bëjë që nën drejtimin e Partisë dhe vet shokut Edi ne të ecim me hapa vigane drejtë suksesit shkencor, duke i sjell njerëzimit dritën e përparimit në fushën e arritjeve shkencore.
Pp ku merr vesh nga ahkenca ky more aman? Ai shkolle vizatimi ka bere!
E ku i ke ata qe meren me shkence te mirefillte a DEREZI ??? Te gjithe ata emra qe permende me ne krye ate Kryetaren Ina Zhupa jane vetem per te djegur KARIGET e Kuvendit dhe ti quajne "Pronen e tyre " duke thene dogjem kariget TONA ??? Ajo duhet perjashtuar si deputete dhe jo te jape mendim per Shkencen ??? Me keta njeres qe ke jeni turpi i BOTES dhe jo te mereni me shkence ne te gjitha Fushat ??? Sado ta keni ju nenkontroll demi behet i madh me keta lloj njeres . Shkenca do njeres te ditur te ekujlibruar jo HAJDUTE se ju le hapsire per te vjedhur ??? Te gjithe keta lloj njeres i ke ne Universitet e Botes qe nga Amerika Kanada ndoshta edhe ne Europe te dipllomuar me te gjitha GRADAT Shkencore ???Bota i vlereson ne i shkelim me kembe dhe vendosim ne krye MODELIN Zhupa qe prish imazhin e Shkences dhe dhenies se mendimit ???Mekeq ardhje o Kryeminister mire e ke iden por jo me te tille njeres , mos harxho energji dhe investim pa BEREQET .
I takon eshte nga kllasa puntore.. bojaxhi me tetëvjeçare
Mbase nxjerrin nafte ne oborrin e kryeministrise.
Per te vene punen shkencore ne parametrat e duhet duhen te pakten 5 vote mbas Shkrirjes e shkaterrimit te institucioneve ne vitin 2007 nga qeveria e PD
Po nga e sajove ktë shk3ncën ti o bojaxhi. Do firmosësh vet e do marrësh të gjatin .
Po nga e sajove ktë shk3ncën ti o bojaxhi. Do firmosësh vet e do marrësh të gjatin .
Po nga e sajove ktë shk3ncën ti o bojaxhi. Do firmosësh vet e do marrësh të gjatin .