Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ky certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit.
Ndërsa shton se një “medalje e artë” i akordohet Shqipërisë edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë.
Kryeministri Rama shkruan se “9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 dhe një diversitet i larmishëm tregjesh turistike në rritje, janë tregues të qëndrueshëm, por të sigurt se Shqipëria do të vazhdojë t’i mbushë muret me certifikata të tilla suksesesh ndërkombëtare, që përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset, punësim për familjet dhe imazh pozitiv ndërkombëtar për Shqipërinë tonë, që as mund të imagjinohej pak vite më parë”.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja vjetore e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në 9 mujor regjistrohet në 16.7%.
Shifrat e shtatorit tregojnë se rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.7 milionë shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka shënuar një rritje me 8.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 1.14 milionë. Ky numër është rritur me 3.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Shifrat e Shtatorit thonë se rreth 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 69% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 12%.
Shume mire porr sikur tri po numeroje 20 milione? Apo 9.7 me 20 jane njelloj sipas teje?

Mese e vertete.... shume Turiste Gjermna psh qe i kam takuar ne Shqiperi apo ne Gjermani te gjthe flasin qe ja kane kaluar shume mire dhe kane ngeleur shume te kenaqur....dhe shume te tjere shprehin mendimin qe kane deshire te vijne si Turiste....ku dhe nje pjese kane deshire te blejne ne shqiperi shtepi apo Apartamente per ti shfrytezuar per Familiaret e tyre per pushime... Kjo tregon qe shqiperia sa vjen dhe po behet me atraktive per Turistet..... dikur ishte nje eutopi se te gjithe kure vinin , habiteshin kure shkonin njerezit qe benin nevojat e tyre ne cdo cepe te rrugeve apo te Kioskave ... qe ishin mbire si kerpulla kudo.... mos te flasim per sigurine , qe cdo dite kishte vetem lajme te negative....Ai qe Ciceron nga penxherja kishte kenaqesi qe shqiperi cdo dite u mbyste me krime.... , penecilina kishte zbatim zhdukjen e cdo gjeje te mire ne shqiperi....varferi ne kulm mbasi i zhveshi me Firmat piramidale....te gjithe edhe Qindarkat e fudnit jua mori....kure thoshte jane te garantuara Firmat.....mos flasim per hapjen e depove ku secili u pajis me Arme ...saqe edhe sote krimet qe behen behen me Armet e penecilines qe dha urdher te tu vrare njeir me tjetrin..Ajo kohe i ak ardhur fundi....

Po cfare turistesh more budallenje. Po kthehen nga eksodi biblik prane familjes.