Albana Osmani: Doktori i Fiksit, nuk ka nevojë për mëshirë!

17 Tetor 2022, 17:00Sociale TEMA

Albana Osmani: Doktori i Fiksit, nuk ka nevojë për mëshirë!

Gent Pjetri ose ndryshe Doktori i Fiksit është rikthyer në vëmendjen e ekranit nga një intervistë e tij e fundit ku flet për jetën në televizion dhe përtej tij.

Ndër të tjera ai tregon se ka kaluar ishemi cerebrale, ndërsa pasojat e saj, i vuan ende sot. Albana Osmani, si ish-bashkëprezantuese me të në emisionin Fiks Fare ka reaguar mbi këtë intervistë përmes një postimi në Instagram. 

Albana shkruan se Doktori nuk ka nevojë për mëshirë por se po kalon momente delikate që kushdo mund t’i kalojë në momente të ndryshme të jetës.

"Gent Pjetri, apo Doktori i Fiks Fare shumë i dashur për publikun dhe shumë i dashur nga të gjithë ne që e njohim nga afër. Nuk ka nevoje të përdoret në momente delikate!! Dhe ju garantoj që nuk ka nevojë as për mëshirë në thelb. 

Thjesht janë momente delikate, që kushdo në jetë i kalon në forma të ndryshme, dhe pse disa janë më të fortë për ta “fshehur". Madhështia e tij dhe pse në kohë dobësie dhe fjalësh “blur”, nuk zvogëlohet për të gjithë ata që e njohin nga afër e kuptojnë edhe kur është i dobët dhe e duan njësoj.

Ai në fakt nuk është aspak i dobët, përkundrazi është një nga luftëtarët më të pamposhtur që njoh qoftë edhe me sfidën e tij “një gotë më shumë". Se jeta nuk na perkedhel gjithmonë. Gent Pjetri është më shumë se sa prezantues, më shumë se sa aktor, ai është një artist i madh që personalisht kam patur fatin të punoj me të dhe të mësoj prej tij shumë.

Është bekim të kesh përmbi të gjitha, të kesh një Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli që përtej anës profesionale që mbetet në histori, kam qenë e impresionuar se sa shumë kujdesej për stafin. Se fundja puna është pune, ku ka kërkesë pune dhe ritëm dhe ditët nuk janë njësoj asnjëherë. 

Por aty punohet si brenda një çatie shtëpie. Të bësh televizion është sfiduese dhe publiku është dalluesi dhe gjykuesi më i mirë i cilësisë edhe pse në mendësine time së fundmi cilësia shpesh ka çeduar, pasi edhe vetë bota është revulucionarizuar nga “fenomenet” që përbejnë lajm e ngjarje dhe pse keq mbetet mirë se lufta bëhet për vëmendje.

Kështu kushdo që vuri Doktorin në vëmendje dhe shfrytëzoi nje moment delikat te tij, nuk bëtë me shumë se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njëri i rrallë me një zemër si askush dhe nuk i bëtë asgjë. Doku ti s'ke nevojë të të thonë bravo dhe besoj kjo ka qenë një nga ato autoironitë e tua, se vetëm aq herë sa ke shkundur audiencën së qeshuri në studio këto janë bravo-t që shpirti të ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur. 

Tashmë do të thoja që të dua shumë po shumë, dhe forca se kemi gjysmën tjetër përpara dhe padyshim i mungon ekranit. Duhet të jesh aty për atë që TI je dhe po, kjo është sfida! Tupu im", ka shkruar Albana në postimin e saj.

15 Komente

  1. G
    Genc tironsi

    PER KATANDISJEN DHE BAZUAR NE PSHERETIMEN E GJATE TE ALBANA OSMANIT ( Sdihet kujt se jane nja tre cop Albana Osmani televizive)TE DEKOROHET GENT PJETRI ME TITULLIN E LARTE NDERI I KOMBIT. Hahahaha.. Gjysma e popullit e dekoruar per bemat e gjemat.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Kushe ka folur per momente delikate dhe per meshire per Gent Pjetrin? Perkundrazi, per Doktorin e Fiksit eshte folur dhe flitet me respekt.Ajo qe i ka ndodhur si problem shendetesor eshte problem tjeter e qe nuk ka lidhje me respektin qe kane njerzit. Doktorit te Fiksit i urojme gjithe te mirat,jete e shendet.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      Bravo Albana, ...se ai qe kthen nje gote me shume, eshte me shume se i sinqerte e punetor i mire, si Genti.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mal Cori

        Nuk ka nevojë për mëshirë............ . Po pse e hodhët më rrugë ju kurvat e Topave????? Nëse e keni dash aq shumë, edhe pse pinte, pse nuk e mbajtët afër?.............................. - E thotë vetë Genti : - Kur më hoqën nga puna, pësova ishemi.............. . Po ju jeni katila, moj........ . Nuk i doni njerëzit e thjeshtë....... . Doni mashtruesit, matrapazët, drogaxhinjtë, sekserët, ndërsa Genti ishte një myzeqar i thjeshtë që shikonte punën e tij dhe i qahej vetëm gotës se rakisë....... Turp për ju....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rapisatom

          O trap … si mund te mbaher nje pijanec ne pune o trapo o kari

          Përgjigjjuni
        2. U
          USA

          Perpos faktit që i jep gaz me alkool,për pjesën tjeter je shumë i dashur në publik Doktor.Të mirpresim në ekran...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paul Saddy

            Bravo po shume Bravo Albana!

            Përgjigjjuni
            1. p
              putin

              mut made in albania

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?

                Kjo më duket se done vemendje për veten e vet. Jo për Gentin.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teleshikuesi

                  Te lumte Albana! Tani i takon Gentit te tregoje veten se kush do te jete, Publiku te pret me deshire

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    POLI

                    GENTI NUK KERKOI MESHIRE PRANDAJ E FLAKET NE RRUGE MOJ ZONJA ARBANA.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doli

                      Isha shume kurioz te dija per kete artis si u zhduk nga ekrani ne nje moshe kaq te re, E lexova intervisten e tij dhe komentet tani e kuptova se Gentin nuk e ka prishe gota e rakise por sepse nuk ishte njeri i prapaskenave intriguse gjerat i donte drejte dhe besonte tek ata qe thuhen drejtepersedrejti ku ne realit veprohet ndryshe.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kristi

                        Gentin e kam pare disa here tapë, po shume i dehur dhe me nje gjuhe shume te ulet. I dha publikut disa momente te mira ne Tv, por s'mund t'i themi artist i madh, ai vetem sa kopjoi krijuesit e Striscia la notizia, pra Albana mund t'i thuash nje kopjac i zoti, dhe jo me teper. Ate e hoqen nga puna se ishte pijanec e drogaxhi, dhe reklamat s'i shiten Topit per te paguar trushperlarat me te tille tipa vulgarë. Kurse shkrimi i Albana Osmani-t, tregon se sa injorance kane fjalite qe ajo shkruan. Kur ishte ne Lice, ne klase te pikturês, nuk e degjonim asnjeherë. Floket e shkurter, pa asnje lloj feminiteti, shpesh e merrnim per djale kur e shihnim nga larg. Sot, fryrja nga plastifikimi i lekures, na jep nje Albanë seksi. Se si e mbaroi Liceun e u fut ne Akademi, konivktorja nga Tropoja qe hante Byreke me gjizë, kete s'e di. Mister si shume te tjere qe mbushen universitetet dhe sot jane avokate, gjyqtare apo drejtore ne bashki.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Leon

                          Albana Osmane Fjalen e mire edhe gurin ne torbe,

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            arif

                            kjo tipja ka probleme me veten ,mos ja vini re .....eshte pak delusional ....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje