Rrëfimi prekës i Gent Pjetrit, që u shkatërrua nga alkooli

17 Tetor 2022, 10:19Sociale TEMA

Rrëfimi prekës i Gent Pjetrit, që u shkatërrua nga alkooli

Genti Pjetri, i njohur më së shumti për publikun si “Doktori” i emisionit “Fiks Fare” ka qenë një ndër personazhet më të njohur për shqiptarët, por duket se tani është “i harruar”. “Doktori” tregoi sesi ka qenë i gjithë rrugëtimi i tij në media, duke ia atribuuar Bojken Lakos. Ai i ka sugjeruar që të provojë humorin e tij në “Top Albania Radio”.

“Bëja humor me miqtë e mij dhe shoqërinë. Bojken Lako më tha ‘pse nuk e provon ne radio’. Varet në çfarë radio i thash, por gjithsesi. ‘Është hapur Top Albania Radio’ më tha, ishte 97-a.

Nuk e njoh i thashë.Takova pronarin, ndjesë pastë dhe më pyeti ‘çfarë do bësh?’. Nuk e di i thashë, çfarë keni ju në mëndje se unë nuk ja kam idenë se çfarë kërkoni ju. Bëja zëra të ndryshëm, e nisa më një lab.

Pastaj kisha disa libra medicinale. Atëherë ka qenë gjallë ndjesë pastë Arqile Boti dhe unë imitoja atë. Pastaj merrja këto librat dhe filloja duke u tall në thonjëza, dhe merrja terma latine (imition Arqile Botin).

Do ti që një më dy më merrnin në telefon. Ore ai doktori thoshin… kush doktor? Ai doktori pra! Çfarë doktori? Doktor, doktor dhe kështu më mbeti emri ‘Doktori’. Unë e kam emrin Genti dhe kështu më thoshin vetëm familjarët,”-tha në fillim të intervistës së tij Genti.

Genti Pjetri ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare, duke zbuluar se e kishte përballuar shumë keq. Madje shtoi se thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin goditur rëndë shëndetin e tij. Kjo pasi ai kaloi në ishemi cerebrale.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin ... dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S'ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin.  E dua shumë.. 

E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak  më shumë secc duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka... në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfen Pjetri.  

Ai shprehet shkurtimisht  se njëri prej prindërve të tij ka 3 vite në krevat, është fëmij i vetëm pa motër e vëlla dhe se ka një nënë tepër narciste.

"Po qesh! Kam dy prindër, një nga ata ka 3 vjet në krevat fatkeqësisht. Kam edhe një nënë shume narciziste, që gjithë jetën e ka adhuruar veten dhe e adhuron veten. Nuk kam as motër as vëlla, jam laj, tha, vish, hekuros, palos, nxirr xhiro, Ky jam unë!"-tha ai. 

Genti shprehet se ka qenë i dashuruar dikur, por e humbi dhe gjëja që do të adhuronte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.

“Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba. Mbase do të isha sot edhe me fëmijë, por ja që s’nuk. Është një peng për mua. Nuk e di çfarë do të bëja por do ta adhuroja dhe do ta doja shumë. Besoj që edhe gruan do ta doja, por ja që nuk më ndodhi aq e qartë”.

Kujtojmë se Gent Pjetri ka qenë i martuar me Gerta Pjetrin vite më parë, por martesa e tyre nuk funksionoi dhe vendosën ta shkëpusnin kurorën e tyre në rrugë të paqta.

 

30 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Me vjen keq te ta them Gent ti vazhdon ti quash miq po miqte e vertete te ndihmojne nuk te braktisin.

    Përgjigjjuni
    1. a
      aaaaaa

      Ishte aktor i vecant,kjo nuk do me thene se nuk eshte me dhe nuk do te kthehet perseri.. Me sa di eshte nga Berati dhe kjo do te thot shume.....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ

        Nuk mbaj mend sa herë mund të jem ulur me Gentin por është e vërtetë që pija e ka dëmtuar shumë, edhe "njerëzit" rreth tij, sigurisht. Shpesh është e vështirë të përballesh me ta dhe shumë njerëz të ndjeshëm nuk ia dalin dot. Libri është një nga Dashuritë e tij. Uroj që kjo intervistë të jetë një reflektim dhe Rikthim i tij në mediat shqiptare, të mbushura me injorantë! Forca Genti! The show must go on!

        Përgjigjjuni
    2. A
      Ard

      Keqardhje miku im .gjthesesi kurajo ,je shume i vleresuar per intelektin qe ke fal edhe prinderve te tu shume te nderuar.fatekeqesi po te punosh me njerez qe mburren se nuk kan lexuar nje liber ne jete edhe ky eshte nje shkak. je shume i nderuar dhe i respektuar.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gota

        Respecte doktor, na ke mbajtur te buzeqeshur ne dite te errta me takentin tend, nuk eshte kurre vone per nje fillim te ri dhe besoj se intervista juaj eshte nje fillim, ne jete na ka qelluar te gjitheve te rrezohemi , por rendesi ka te ngrihesh dhe te vazhdosh perpara! Faleminderit per gjithshka qe ke bere per ne!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ali Peza

          Genti je akoma ne kohe per tu ringritur me fuqihem.Ne akoma te presim me sy e veshe hapur.Jepi vella dhe do ta shohesh.Top canell( qe duket sikur po venitet)ka nevoje per talentin tend.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ali Peza

            Genti je akoma ne kohe per tu ringritur me fuqihem.Ne akoma te presim me sy e veshe hapur.Jepi vella dhe do ta shohesh.Top canell( qe duket sikur po venitet)ka nevoje per talentin tend.

            Përgjigjjuni
            1. Roberto

              Kjo nuk varet nga Genti ,Ali por nga Top'Channel. Ata duhet ta therrasin qe Genti te kthehet perseri ne pune. S hpresojme per nje gje te tille.

              Përgjigjjuni
            2. N
              NDRYSHE

              E kam njohur babane tend. I mbushur plot miresi. I vecante. Gjeje rrugen sepse nuk te mungon asgje. Ne rrugetimin tend mund te vijne me ty vetem ata qe te duan. Sa per te tjeret, leri te shkojne...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shoku

                Dashnia jote ishte Eda Nano por natyrisht qe nuk ndodhi se e coi Tosi neParis.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironci

                  Me vjen keq qe punet nuk te kan hecur siç do ti por mos u dekurajo behu i fort dhe kerko gjithmon , rrespekte per gentin .

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                    respekt per te vertetat qe thote

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toni M.

                      Njeri i thjesht pa tarnarllik... gje qe ne Shqiperine tone jane te pakte njerzit e artit me vyrtyte si Genti.. respekte..

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ana

                        I talentuar shume Genti! Humor fin dhe intelligent. Vetem Genti bente humor ne fix! Genti eshte shembulli me ilustrues se si funksionojne gjetat ne Shqiperi. Sajmiei, Copa e injorantit kthehet ne figure. O tmerr!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Davidi

                          Bere mire qe nuk e permende ate partnerin bythqire qe kishte te Fiksi.

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            nje shqiptar

                            kur top chanel transmetoi gjate veres ate serine me personazhet qe kishin kontribuar per 25 vjet ne programet e tij, kam pritur te shihja edhe DOKTORIN e fix.Nuk ishte, nuk e dija se c,behej me te. Me vjen shume keq qe e shoh keshtu.Shpresoj te gjesh forca dhe shoke qe te te ndihmojne te marresh ate qe te takon me te drejte. Zoti qofte me ty Gent Pjetri.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              POLI

                              GENTI ec perpara mos u ligeshto jeta ka te mira dhe te keqija .Me pak vullnet dhe otptimizem mund ta fillosh nga e para por edhe me nje kusht largohu sa me pare nga shoqeria qe ne ditet e veshtira nuk tu gjend prane. Nga toka e keqe dhe nga miq te keqij largohu sa me shpejt qe te jete e mundur . DUKE LENE MIQT E VJETER DHE DUKE ZENE MIQ TE RINJ DO TE MUND TE RIKTHEHESH AI GENTI QE KE QENE .Kjo eshte keshilla e nje te panjohuri por simpatizant i juaj kur ishit DOKTORRI I" FIKS FARE ".

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gnt

                                Mos kthe kokën pas. Bëj një gjë të ndryshme krejt.

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  X

                                  Doktori e Saimiri, një kombinim i mrekullueshëm për njerëzit që shijojnë humorin e mirë. Radio Mania me ato batutat ku nuk përfshihej banaliteti i sotëm dhe skenarët bajate, dublimi i Shtetit e plot të tjera që i kujtojmë se na mungojnë njerëzit pozitivë...Dhe ndjesë pastë ai që krijoi Top Albania Radio, TCh e Top Gold sigurisht ishte njeri me vizion e shije të kultivuara mirë. Uroj që Genti të gjejë qetësinë e vullnetin për t'a kaluar këtë fazë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Keti

                                    Ca flisni o njerez, ky vinte ne 11 te drekes ne pun dhe mezor e mbanin kembet, pijanec i degraduar

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lami

                                      Nje talent ne muzik, ne radio e ne televizion. Top Channel ka humbur nje artist qe nuk zevendesohet me Donald e Romeo sepse Artist lind nuk behesh. Respekte ber Gentin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lori

                                        Respekte per komentet tuaja por njeriu duhet te shikoje dhe nga vetja . Nuk e ka mohuar asnje nga ne ish koleget e tij talentin e padiskutueshem te Gentit . Genti thjesht ishte me i miri dhe kete se diskutonte njeri por….nuk i dhane koleget alkol me zor Gentit . Vitin e fundit une kam punuar pothuajse cdo kohe e cdo material por ai vinte i alkolizuar ne pune dhe na krijonte goxha stres si grup . E dyta seshte e vertete qe se kemi e se ndihmojme akoma . Tegjithe kemi mall e deshire ta kemi perseri mes nesh e urojme me shpirt te behet me mire se ishte vlera jone me e talentuar

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Detari

                                          pse nuk e cuan ne rehab familjaret? apo vk skiperi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Era

                                            Donald dhe Romeo,jan fiks,për injorantet që drejtojnë sot Top Channel. Gent Pjetri çou dhe trego se cili je.Njerzit të duan në ekran.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Teleshikuesi

                                              Po keta binjaket d dhe r, jane skandal, nuk e dim se kush u ka dhene kaq hapesire ketyre te dyve, sinqerisht jane pa kripe fare, sic thote populli. Genti kthehu fuqishem e mos e kthe koken mbrapa, publiku eshte ai qe te vlereson, kur ke car ti japesh, ty asnje gje ste mungon.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Scandal

                                                Genti forca forca te presim....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Teleshikuesi

                                                  Lori ! Respekte dhe per ty, per vleresimin qe i ben Gentit, sigurisht qe ai ka gabimet e veta, por ka ardhur koha qe Genti sic e thash dhe ke komenti me pare duhet te shikoje vetem perpara. Rendesi eshte qe ju jeni te predispozuar per ta ndihmuar e per ta pranuar ne gjirin tuaj, ku ju jeni nje kolektiv i shkelqyer, te cilin Genti duhet ta vleresoj.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pogradecari

                                                    Forca Genti! Je i talentuar dhe njerezit te duanShiko jeten perpara!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pogradecari

                                                      Forca Genti! Je i talentuar dhe njerezit te duanShiko jeten perpara!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sazani

                                                        O Gent sinqeriteti virtyti i budallait . Ne shqiperine tone te qelbul ne tv e topit te degjeneruar i pa moralshmi i bene moral te moralshmit .Sazani

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje