“E duam pallatin aty ku ishte”, banorët e mbetur pa strehë nga tërmeti në Durrës protestojnë para bashkisë

14 Tetor 2022, 14:38Sociale TEMA

 

“E duam pallatin aty ku ishte”, banorët e mbetur pa strehë

Për të disatën herë, përfaqësues të një pallati të shembur dy vite më parë kanë protestuar para bashkisë, ndërsa nuk kanë mundur të takohen me kryetaren për shqetësimin e tyre.

“Jemi banorët e pallatit 32 dhe kemi ardhur disa herë po s’kemi marrë përgjigje nga bashkia për rindërtimin e pallatit aty ku ishte. Na thonë me paturpësi që ka dalë një urdhër nga qeveria që pallatet nuk do të ndërtohen aty ku ishin.”

Kam një djalë të sëmurë të paralizuar dhe atje s’mund të shkoj dot. E vetme jam. Burri më vdiq pas tërmetit. Spitalin e kam larg. Rri në Kavajë unë, prej andej vij dhe kryetarja s’na vjen.

“Duam kryetaren meqenëse është bërë mbledhja e këshillit bashkiak të na thotë a është lëvruar fondi dhe ku ka shkuar”.

“Kam ardhur nga Tirana, për t’u takuar me kryetaren, por na thanë që nuk është”.

Të dëmtuarit nga tërmeti që ende vijojnë të jetojnë me qira kërkojnë rindërtimin e pallateve në po të njëjtat vende ku ngriheshin më parë, si dhe shmangien e vonesave në dhënien e bonusit të qirasë.

5 Komente

  1. d
    dion

    Kerkese e pa logjikshme, a e kishit te siguruar shtepine qe vini kushte te tilla.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku ne Athine

      Po kari po. Pyet 10 te njohurit e tu ne Shqiperi dhe numeroji se sa prej tyre e kane siguruar. Mos u bej palle kari dhe te kerkosh dicka aty ku nuk eshte norme.

      Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Jo vetem pallati tu ngrihet ku ishte po dhe tu kompletohet,se parate i paguan ky popull budalla dhe votat i kor qeveria.Eja ketu ne SHBA-te te shikosh cfar u japin kur u prishen shtepite nga cunami.U japin ca batanie dhe ca ushqime dhe shkelmin ne bythe.Vetem ne Shqiperi ndodhin keto ,ne asnje vend te botes nuk ngre qeveria shtepi.Jemi akoma me mendesine e kohes se kaluar

      Përgjigjjuni
      1. A
        Atdheu

        Jo moj zonje jo, nuk eshte ashtu. Ti mqs ke nje hall dhe nuk te pershtatet banesa atje ku i nderon qeveria, mos shko. Kerko nje mundesi tjeter aty rreth. Por mos fol ne emer te te gjithe banoreve te pallatit.

        Përgjigjjuni
        1. E
          EDI

          epo picke semes tjetri te fal gomarin ti e shikon nga dhembet, thote nje fjale e urte,,, merre edhe fut koken kudo qe te jete se neper bote ngelen rrugeve

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje