
Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King Smith në një deklaratë për mediet nga Kukësi i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që mos largohen nga vendi në mënyrë ilegale drejt Britanisë.
Në Kukës u bë prezantimi i startimit të projektit “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite bë qarkun e Kukësit. Qëllimi është frenimi i fenomenit të paligjshëm të emigrimit drejt Britanisë.
"Jam në Kukës për të nisur me programin “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit”. Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veri të Shqipërisë. Do të garantojë aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme është, prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj!
Ajo që ju tregohet në mediet sociale nuk është realiteti. Ju po dëgjoni kryeministren britanike se Britania po kërkon punëtorë, prandaj rrini këtu dhe aplikoni për viza në mënyrë ligjore. Mos ikni ilegalisht, mesazhi im për prindërit dhe anëtarët e familjes është që kriminelët dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë botës së krimit", deklaroi ambasadori.
Sipas ambasadorit, ky projekt do të sjellë një perspektivë të re për familjet dhe mundësi të reja punësimi për të mbështetur Shqipërinë.
Keto jane dokrra ambasadash... Ne vend qe te lironi procedurat ultra burokratike per viza pune dhe ti mundesoni ketyre njerezve nje emigrim te ligjshem dhe dinjitoz, i jepni mend se cte bejne! Eshte e turpshme qe tallin.. te huajt me ne. Shqiptaret nuk shkojne ne Angri as per motin me diell e as per kuzhinen e shijshme, per mos folur per familjen, nga e cila ndahen per se gjalli se skane dokumenta. Shkojne per nje pune dhe nje jete me te mire, njesoj sic shkon cdo qytetar britanik nese ka deshire, ose nevoje te emigroje.
kushdo qe ka ftese pune per ne angli mund te shkoje legalisht. Keta shkojne pa u ftuar, ilegale, cfare borxhi ju ka anglia qe tju mbaje si parazita?
ju bani me lulzue gjethja ma seksi ne Botn flores , ndretoni kopshtet e amelsoni me ate drit , e hiq mos nigjoni brockallt e surratgaforres , poplli anglez asht i gzue e mezi ju prit . sa ma shum prodhim aq ma shum lumutrim i popllit mik Anglez . / balldum qingel _Londer
Keto fytyrat ne gomone mos u duket qe po shkojne per pune ne angli!!!! Keta o per shtepi bari jonxhe apo dicka tjeter i ke
Beni kujdes. Gomonet ju premtojne angline, po mund te perfundoni ne afrike.