Nusja dhunon barbarisht vjehrrën, 61-vjeçarja humb shpretkën: Më rreh prej 4 vitesh, më duhen miliona lekë për gjak që të jetoj

10 Tetor 2022, 19:40Sociale TEMA

Nusja dhunon barbarisht vjehrrën, 61-vjeçarja humb shpretkën:

“Prej 3-4 vitesh jam dhunuar nga nusja e djalit. Kam marrë urdhër mbrojtje në gjykatë por më rrahu sërish”. Ky është rrëfimi tronditës i një 61-vjeçare në Dimal e cila akuzon nusen e djalit për dhunë.

Gruaja, ka përfunduar duke e dhunuar rëndë, duke u mjekuar në spitalin e Traumës në Tiranë për dëmtime te rënda të organeve te brendshme dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 6 tetor në Dimal të Beratit, ku 25-vjeçarja Elena Çinari akuzohet nga familjaret e burrit se ka dhunuar barbarisht me sende të forta vjehrrën e saj 61-vjeçaren Mariana Çinari.

Si pasojë e dhunës të ushtruar, 61-veçarja pësoi hemorragji të brendshme dhe mjekët i kanë hequr shpretkën, dëmtuar rëndë pankreasi dhe organet e tjera, si stomak, mushkëri dhe mëlçi. Në një prononcim për News24, 61-vjeçarja tregon se është dhunuar sistematikisht nga nusja e djalit dhe tani i duhen shumë lekë për të blerë gjak që të jetojë.

“Jam Mariana Cinari e dhunuar nga nusja e djalit prej 3-4 vitesh Elena Çinari. Kam vajtur në procese gjyqësore me të, kam marrë urdhër mbrojtjeje. Kam vajtur sërish pas urdhrit të dytë të mbrojtjes, por bëri sërish sherr me mua dhe më rrahu, më shahu dhe më thanë s'kemi çfarë të të bëjmë më, drejtoju Prokuorisë. 

Tani jam në këtë gjendje kritike për jetën time. Unë dua ta marrë dënimin Policia e Beratit, pse nuk mu gjend pranë. Kam marrë vëllain në telefon që më çoi në Berat dhe nga Berati këtu në Tiranë dhe prap nuk dihet jeta ime. Mua më duhen miliona lekë për të blerë gjak, por ku t'i gjej. 

Unë jam një familje fukarai, s'jam e pasur. Nusja në punë, unë rri spitaleve të Tiranës. Nusen unë e dua në burg dhe të marrë masat shteti dhe policia që nuk di të sillet me qytetarët.” rrëfen 61-vjeçarja.

13 Komente

  1. A
    Anonim

    Po shkerdheja nenen ku ta ket lavires po djali cben sehir spektator si i rrihet e jema .

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Po per djalin pse nuk flitet ne artilkull? Ai çfare bente qe linte te shoqen e tij t'i rrihte nenen? Po burrin ku e ka? pse nuk sqarohen keto? jini gazetar koti. Nuk dini te beni nje shkrim te qarte.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Bo ca nuse e poshter , more qelbesira Ao duhet varur per gjuhe , krijesa e poshter Patjeter ta denojne rreptesisht atte qelbesire qe fhunon nje grua te moshuar

        Përgjigjjuni
      2. E
        E tmerreshme si jan bo njerzit !

        Eshte gjynah moj kafshe qe e rref .Po sikur te rrafin nenen tate ashtu ? Si do te vinte ty ? Turp te keni .Ta paska fajin djali moj nene ,jo kurva qe te rreeh

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe

          Moj motër e nderuar, të ka rrahur djali me sa kupton kjo kaplloqa ime.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sara

            drame e ndersjellte

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tomi

              Leshojini gomeret e fshatit asaj bushtres nuse t’ja shqyejne farfallen

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sa shume me dhimsesh

                moj nene e mjere sa rri spitaleve leroja ne gjume asaj sa kafshe e me mire shko ne burg ,po ty duket se rreh djali me sa marr vesh nga rrefimi jot

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andi

                  Digje naten me acid baxhellen. Cunin nxire nga shtepia

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Varvara

                    Po nusja ben si te gjeje ne shtepine e burrit. Fjala e mire rregullon njeriun e keq dhe fjala e keqe prish dhe njeriun e mire. Si te shtrosh, do mbulosh, nene. Po nusja e shumta ndonje shkulje leshi mund te bente, do jete dore burri ajo qe te nxorri plackat e barkut jashte perdorimit. Kujdes ato qe te kane mbetur, nxirri jashte djal e nuse.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Era

                      Zonjë,të ka rrahur djali jot,familjarët e tu, ku kan kullotur deri në momentin që të katandisi kriminelja,në atë gjendje.Mos e fal,çoje në burg.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari2

                        Të paska rrahur djali moj loke,jo nusja! Zgjidhja është gjithë pasurinë e luajtshme e paluajtshme jepja shtetit dhe shko në azil.Djalin dhe nusen leri rrugëve.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miranda

                          Po nena pse ka duruar kaq vite me dhunen e nuses??

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje