
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se për studentët e kryeqytetit do ketë disa lehtësira. Veliaj tha se propozimi per abone falas per studentët është një lajm i shumëpritur nga studentët dhe që vjen në vitin kur Tirana mban titullin "Kryeqyteti Evropian i Rinisë".
"Propozimi ynë është të subvencionojmë edhe një pjesë të faturës së konvikteve. Vërtet studentët nuk janë rezidentë të Tiranës, por 9 nga 10 studentë qëndrojnë në Tiranë pasi mbarojnë universitetin dhe duke qenë se janë rritur kostot e konvikteve, do na duhet të marrim një vendim të rëndësishëm, të subvencionojmë të paktën gjysmën e faturës së konvikteve ose rreth gjysmën, për t’u siguruar që studentët të mos impaktohen nga kjo situatë. Gjithashtu, kemi marrë edhe disa propozime të tjera, mes të cilave aboneja falas për studentët, që gjatë kohës së krizës ata të mos preken, sidomos studentët që vijnë në Tiranë, ku kostoja është detyrimisht më e lartë se e një qyteti të provincës. Jemi duke bërë llogaritjet dhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të sjellim edhe disa paketa financiare që adresojnë këto situata", u shpreh Veliaj.
Respekte zoti Veliaj.Vota e gjithe qytetareve te Tiranes eshte per PS dhe per ju.
Erjona je nje k.. ve e papame
Propozime... se eshte e nevojshme te vijne propozime nga pale te treta. Deri dje shpifte per 1.500 sherbime per studentet dhe ja, nje nga me domethenesit, perveç mensave dhe librarive perfshi fotokopjet apo lidhjet, nuk e ka ende qofte edhe te pjes'shem. Vetem qoka me bizneset e nepunesve te vet, per skonto ne kozmetike. Shkerdhate njeri.