Ndahet nga jeta Kozara Kati, gruaja e hekurt që u internua në vitet e diktaturës

10 Tetor 2022, 13:55Sociale TEMA

Ndahet nga jeta Kozara Kati, gruaja e hekurt që u internua në vitet e

Nga sot, zërit intelektual shqiptar do t’i mungojë një antikonformiste e të gjitha drejtimeve. Kozara Kati, është ndarë nga jeta në mëngjes, ndërsa priste që në dhjetor të këtij viti, të mbushte 76 vjeç.

Kozara Kati, vajza e ish-zevendesministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë, gjatë kohës së komunizmit pas arrestimit të të atit.

Pas ’90, Kozara Kati dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e shoqerisë civile në vend. Ajo ishte e kudogjendur me organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, dhe një zë i fuqishëm në ekranet shqiptare për të dhënë shpresë edhe tek brezat më te rinj. Kozara Kati, ishte vokacioni i fortë i tre ditëve të protestës së madhe civile kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri.


Ajo së bashku me të tjerë, qëndroi tre ditë me radhë në shesh, përballë kryeministrisë, derisa qeveria e re e Edi Ramës vendosi të dalë kundër kësaj nisme që ishte propozuar nga SHBA. Me një personalitet të fortë, me një vullnet të hekurt, me një vokacion të fuqishëm dhe me energji të pashtershme, Kozara Kati ishte e para në të gjitha nismat e përbashkëta të shoqërisë civile, duke fituar një vend të rëndësishëm në komunitet. Ajo ishte një nga drejtueset e para të shoqërisë civile në Shqipëri.

U angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. “Znj. Kozara Kati ka dhënë një kontribut të pazevëndësueshëm për zhvillimin e Shoqërisë Civile në vend, sidomos në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtat të Fëmijëve, mbështetjen për barazinë gjinore dhe mosdiskriminim.

Kujtimi i saj do të mbetet i paharrueshëm për natyrën e saj të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe dashamirësinë në marrdhëniet njerëzore” – thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

Ajo do ti mungojë më së pari familjes së vet, miqve, të afërmëve dhe atyre që e kanë njohur. Familja njofton që lamtumira dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen në 11 tetor. Përcjellja e saj për në banesën e fundit, Sharrë, do të bëhet në orën 11.00 të paradites së nesërme. Ndërkohë që sot pas orës 16.00 në rrugën Bardhyl në Tiranë tek FU Univers, familja ka hapur ceremonitë.

10 Komente

  1. 1
    19

    Kur u fut vasili ne burg u ben kta demokrat se me pare te shkelnin me kembe .gjynaf qe ka vdek por faktet jane .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      ...pra kunder Amerikes, pro Saliut... Zoti i falte mekatet kunder...

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gole

        Kozara, emër nga një zonë ku u bë një betejë e ushtrisë partizane të Tito's me gjermanët,për të cilën është bërë edhe një film në vitet 70' ! Këta e kishin fe' komunizmin,të qinin nënën po të të kishin në dorë! Ajo që u ndodhi në 1975 ishte pjesë e lojës,ua kishin parë shokëve të tyre më parë.... Si njeri ,më vjen keq që humbi jetën. Ndjesë pastë!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ngushellime Familjes

          U prehte ne paqe ...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mira

            Ngushellime djalit, motres dhe vellait per humbjen e njeriut te mrekullueshem Kozara Kati!

            Përgjigjjuni
            1. Miranda Pistoli Dimastromateo

              Mira Pistoli Dimastromateo t'y te rregullonte Ilir Meta, pastaj te coi ne ambasade ne Zvicer. se mones i hypen nervat. Shyqyr qe gjete nje burre te huaj andej se ketu te kishin shpartalluar,,,,,,,,,,, Kot nuk thone pac fatin e K,,Dallavere qe ke bere me kozaren edhe ti me fondet e projekteve aq te mira qofshin

              Përgjigjjuni
            2. M
              Moisi Golemi

              Sa ka vjedhur kjo me fondet, shumëfishin e çfarë u mundua të vjedhë babai i saj në komunizëm, arsye për të cilën u burgos. Megjithatë, rahmet pastë!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Epo ndryshe

                nuk mund te bente.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Etniku pa kompromis

                Kontribuoi thate me lart ne ndërtimin dhe fuqizimin e shoqerise civile,me ke doni te talleni ju,po ku ka shoqeri civile tek ne,edhe ajo pjese qe formalisht vegjeton eshte vaj medet.Per zojen ne fjale shpreh ngushëllimet familjes.

                Përgjigjjuni
                1. 6
                  600 vjet nuk u poqe, o shqiptar kokloqe

                  Ngushellime familjes, por persa i perket nismes kunder armeve kimike i ka bere dem Shqiperise. Ajo ishte me te vertet 1 hap i madh dhe shans i humbur

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje