Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Garantoj shqiptarët se po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre

8 Tetor 2023, 13:16Sociale TEMA

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Garantoj shqiptarët se

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, nga aeroporti i Tel Aviv thotë se janë në kontakt me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Në një video-mesazh, ambasadorja Kumbe, shprehet se me porosi të ministrit Hasani, ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës, si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Ajo garanton shqiptarët dhe familjet e tyre që nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve izraelite, po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

Fjala e plotë e Ambasadores Meri Kumbe:

Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv.

Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme, Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës, si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

4 Komente

  1. T
    Tomi

    Na rrofsh bolet ti merihan dhe ministri jot kokerrjepuri me emrin hason. Aty behet lufte per jete a vdekje e kush te pjerdh ty moj patronazhiste…

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saimir

      Kumbe meri ca eshte kjo vllehe kur ka shku kjo patronazhiste ambasadore allahalla

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pr

        Meri Kumbe :)) Vellezer dhe motra nga Shqiperia, i keni keta emra dhe mbiemra per mesyshe :) Zonja ambasadore , Kosova e ka ambasadoren e Saj.Sidoqofte ,shume faleminderit per kujdesin znj.Kumbell :)

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klasa e dyte

          Kjo qenka goditur per vete. 48 ore thote !!! ... Po ku u bene 48 ore moj debile, kur vetem dje ne mengjes ndodhi gjema e per 48 ore duhet te kalojne 2 dite e dy nete. 48 ore behen neser, moj truthare. Apo ti e diije kete pune para se te ndodhte Shpresoj qe izraelianet te te marrin ne pyetje mire e mire qe te mosesh te flasesh pastaj. Si nuk doli nje i hajrit nga administrata shqiotare. Te gjithe çyryk

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje