Apostrof, Episodi 14/ Të jetosh në sytë e tjetrit: Kriza e identitetit në epokën e klikimeve

20 Prill 2025, 16:55Sociale Bjorn Runa

Në episodin e 14-të të Apostrof Podcast, pata kënaqësinë të bisedoja me sociologun Ergys Mërtiri për një temë që më ka shqetësuar prej kohësh — mënyra si rrjetet sociale po ndikojnë identitetin tonë, marrëdhënien me veten dhe botën që na rrethon.

Nga jashtë, mund të duket sikur rrjetet sociale na japin më shumë mundësi për t’u shprehur, për të qenë të dukshëm, për të komunikuar më lirisht. Por në këtë bisedë, Mërtiri sjell një tjetër këndvështrim. Ai thotë se njeriu i formësuar prej rrjeteve sociale është më i kontrollueshëm, sepse mendon më pak, është më i paaftë për të pasur mendim objektiv, kritik, kreativ. Sa herë klikojmë diçka, mendojmë se po zgjedhim. Por në të vërtetë, rrjeti po na lexon. Ai e kupton çfarë na tërheq, çfarë na frikëson, çfarë na zemëron apo na emocionon. Dhe mbi këtë informacion ndërton një profil për secilin prej nesh, të cilin më pas na e servir si një pasqyrë për të na shitur produkte, shërbime, por edhe mendësi apo ideologji të caktuara.

Në këtë bisedë prekëm gjithashtu një aspekt që shpesh neglizhohet: fëmijët dhe adoleshentët që po rriten në këtë realitet të filtruar, të përhershëm, të dukjes. Në një mjedis ku intimiteti shuhet, zhduket dhe hapësira për reflektim — ajo heshtje e domosdoshme ku njeriu ndërton veten përpara se ta shfaqë — zëvendësohet nga një prezencë e vazhdueshme, një skenë pa pushim ku të qenit vetvetja është gjithnjë nën vrojtim. Dhe ku vetja, përpara se të lindë, më parë duhet të duket.

 

3 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Na hapet barkun me kete njei pseudo analist qe shkon nga fryn era .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirësia

      Artikull që të informon dhe të këshillon në një farë mënyre se si njeriu duhet të sillet me mediat sociale. Këshillë reale dhe e dobishme për aktualitetin bashkëkohor.

      Përgjigjjuni
      1. p
        psikologu

        Ha ha ha ha Sociologun Ergys Mertirin.Slate idioter e budallenj ,(kuptohet me diplloma) pa na i xjerre si ajka e shoqerise shqipetare ku niveli shoqeror tashme ka mbetur padyshim ne peshoren e mendjeve tuaja qe as qente nuk i hane ,perveç atyre te PD-se. Boll me me keto idiotesira ,jetoni ne 2025 dhe jo ne 1990 ore rrypa qe mendoni se bota rrotullohet rreth jush. Jam i mendimit qe kur prijsi juej legjendar te nderoje jete gropa te hapet e madhe ku te kete vend per te gjithe ju sociologet e kesaj shoqerie tashme te shqyer e pa vlera qytetarie.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje