Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri rajonal në Korçë, Rama: Investim i rëndësishëm për shërbim shëndetësor dinjitoz

20 Prill 2025, 13:37Sociale TEMA
Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri rajonal në

Kryeministri Edi Rama tha se punimet që po kryhen për ndërtimin e godinës së re në Spitalin Rajonal të Korçës, do iu ofrojë banorëve standarde më të larta cilësie.

Rama u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm për të garantuar akses të barabartë dhe shërbim shëndetësor dinjitoz për çdo qytetar.

"Punimet do nisin brenda vitit, duhet rehabilituar godina e vjetër",-tha Rama.

“Korçë – Në Spitalin Rajonal po ndërtohet një strukturë krejtësisht e re, moderne dhe funksionale, që do t’u shërbejë mijëra banorëve të qarkut të Korçës me standarde të larta cilësie.

Me 71 mjekë dhe 236 infermierë, ky spital do të ofrojë shërbime në të gjitha specialitetet e nevojshme, si Urgjenca, Kirurgjia, Pediatria, Imazheria e të tjera.

Një investim i rëndësishëm për të garantuar akses të barabartë dhe shërbim shëndetësor dinjitoz për çdo qytetar”, shkruan Rama.

1 Komente

  1. D
    Dursakja

    Shërbimi dinjtoz nuk ka të bëj me godinën por me stafin mjekësor që shërben në të ashtu si dhe çdo institucion që nuk ka lidhje me fasadën e ndërtesës por me nëpunësit që shërbejnë në të. Forma ka rëndësi por vlera e saj është i inekzistente pa përmbajtjen e saj. (si dhe sa shërbehet në të).

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje