Apostrof #29/ Pse nuk i besojmë ligjit?

3 Gusht 2025, 17:03Sociale Bjorn Runa

Apostrof #29/ Pse nuk i besojmë ligjit?

Teorikisht, ligji supozohet të shërbejë për të na mbrojtur, duke ndërhyrë si ndërmjetës për shmangien e konflikteve, të na garantojë të drejtat dhe t’i mbajë të pushtetshmit përgjegjës. Megjithatë, në praktikë – veçanëirsht në vende si Shqipëria – ligji në vend që të ekzistojë si pakt mes të barabartëve, kthehet në fakt në mjet survejimi dhe kontrolli të shoqërisë.

Por, nëse ligji nis qysh në fazën e hartimit me paragjykimin se qytetarët janë hileqarë, mashtrues, kriminelë që nuk iu zihet besë, atëherë çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar dhe mbi të gjitha, nëse ligji nuk na beson, a duhet t’i besojmë ne atij?

Në episodin e 29-të të Apostrof Podcast, bisedoj me Nebi Bardhoshin – antropolog ligjor – puna kërkimore e të cilit fokusohet tek studimi i jetës politike dhe sociale të ligjit. Ai ka studiuar evoluimin e ligjit shtetëror në Shqipëri, mbijetesën e normave zakonore si Kanuni deri në ditët tona, dhe mënyrat se si sistemet ligjore funksionojnë përtej aspektit rregullator të tyre.

Një ndër konceptet që shfaqet shpesh në punën e tij është liminaliteti, ose të qenit në prag të transformimit nga një gjendje, në një tjetër. Sipas Bardhoshit, qysh nga pavarësia e deri sot, shoqëria shqiptare është mbajtur në një gjendje të vazhdueshme liminaliteti. Një popull që është gjatë gjithë kohës në tranzicion, pa mund asnjë herë ta realizojë transformimin e vet. Në këtë gjendje liminale, reformat ligjore nuk shërbejnë më për të vendosur drejtësi, por për të ushtruar kontroll.

Po aq shqetësuese është edhe mendësia në bazë të shumë prej ligjeve të reja. Pasi ka marrë pjesë si ekspert në një sërë komisonesh për hartimin e ligjeve, Bardhoshi shprehet i shqetësuar për mentalitetin që ekziston mes kolegëve të tij, por edhe ekspertëve të ndryshëm ligjorë, të cilët e shohin qytetarin gjithmonë si dikush që kërkon t’ia hedhë sistemit. Kjo lloj mendësie, që kërkon të hartojë ligje si grackë për qytetarin, për ta kapur atë në gabim, është sa cinike, aq edhe e rrezikshme, pasi prodhon ligje që ndëshkojnë vetëm të dobëtit.

Pavarësisht kësaj, Bardhoshi e sfidon fatalizmin, ndërsa na kujton se ka patur dhe ka akoma tradita lokale të pluralizmit legal, negociimit në komunitet dhe etika të tjera sociale, të cilat i rezistojnë dominimit. Ndonëse jo gjithmonë i drejtë apo egalitar, mbijetesa e të drejtës zakonore deri në ditët tona tregon se komunitetet vazhdojnë të kërkojnë legjitimitet, kuptim dhe drejtësi jashtë institucioneve shtetërore.

 

13 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    Me vjen keq kur degjon dhe pseudospecialistet se ligji nuk duhet te kete objekt qytetarin.Athere kush e drejton dhe vendos barazine ne shoqeri,ne natyre,ne mardhenie te barabarta dhe kush jep drejtesine?Qytetari eshte objekt dhe subjek i shoqerise dhe natyres dhe si I tille ligji duhet detyrimisht te merret me te.Sa per mbeturinat se jane deri ne dite e sotme kanune etj dhe ata kane baze objektive ,por nuk ishin detyrimisht te zbatushme dhe objekt ishte qytetari krahinor dhe jo nazionale.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      gjithmone kenaqsi te degjosh Nebi Bardhoshin

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moj kasolle, ku na mblodhe.

        Lere mos e pyet. Nje cope mediokri , asgjew me shume.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drejtësia

        Pordhe me rigon: "Sipas Bardhoshit, qysh nga pavarësia e deri sot, shoqëria shqiptare është mbajtur në një gjendje të vazhdueshme liminaliteti". Sikur kjo "shoqeria shqiptare" qenka nje mekanizem te cilit i vihet dhe i hiqet valvula sipas nevojes. C'jane keto idiotizma!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gimi

          Te falenderoj per shkrimin. Zerat ne drejtim te ligjit duhet te jene te shumte dhe realiste. Ligjet duhet te jene te thjeshte, te kuptohen dhe te zbatohen ne masen 99 % nga te gjithe. Por pushteti, kur ben ligjin qellimin numer nje ka qe me ate ligj ne cdo moment te ndeshkoje ate qe shenjestron, jo ate qe eshte porblematik. Me nje fjale, PERPARA SE TE GJEJE FAJIN PUSHTETARET GJEJNE FAJTORIN DHE PASTAJ I VESHIN NJE FAJ. Neqoftese ke nje biznes normal dhe do te punosh me te gjitha rregullat e ketij shteti je i falimentuar qe sa e hap nje aktivitet. Cdo lloj biznesi i ndershem perballet me nje konkurence nga kategori te ndryshme njerezish te lidhur me njemije fije me pushtetin dhe qe ta konkuroje ai ka dy rruge qe te mbijetoje, ose te abuzoje nga pak, ose te perballet me force. Pjesa me e madhe zgjedhin te paren se e dyta eshte me pasoja. Per mendimin tim ky eshte faktori kyc qe shqiptaret duan te largohen pasi nuk ndihet te lire e te pavarur nga pushteti. Faleminderit.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roki Balboe

            JE shume gabim populli beson tek ligjet por nuk beson tek Maliqet.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pak elektricist e pak jurist

              Per nje brez, per dy apo kater breza 113 vjet jane shume, por per nje komb e per nje shtet jane shume pak, pothuajse hic. Shqiptaret gjate historise nuk kane mundur te formojne shtetin e tyre, institucionet e ligjet e tyre por duke qene shumicen e historise te pushtuar jane organizuar sipas ligjeve te pushtuesve dhe natyrshem e kane pare shtetin dhe ligjet si armiq te tyre. Po ashtu klasat sunduese kane qene autoritetet e pushtimit se bashku me bashkepunetoret e tyre vendas te cilet kane vepruar kunder interesave te popullit dhe natyrshem jane pare si armiq te tyre. Keshtu shqiptaret mberriten ne shekullin 20 pa nje tradite shteterore e institucionele dhe pa nje klase politike vendase dhe pas formimit te shtetit shqiptar nga te huajt, populli vazhdoi te konsideroi shtetin, ligjet dhe klasen politike si te huaj dhe armiqesore dhe po ashtu klasa politike e perdori shtetin, institucionet dhe ligjet per te sunduar, per tu pasuruar dhe jo per te ndertuar nje shtet dhe ligje te drejta dhe per te garantuar barazi para ligjit. Pas 113 vjet shtet i pavarur nuk kemi bere pothuajse asnje hap perpara ne mentalitetin tone shteteror, pushtetaret ndertojne institucionet dhe ligjet me mentalitetin e pushtuesit dhe sillen me popullin shpesh here me me egersi, me me urrejtje se puishtuesit me te eger dhe populli jo vetem eshte mosbesues ndaj ligjeve , ndaj institucioneve, ndaj shtetit dhe klases politike por i shikon e i ndjen si armiq te tyre. Qe ligjet te jene te aplikueshme, te jene afat gjata, te jene te "tretshme" nga subjektet e ligjit qe jane qytetaret atehere se pari ligji duhet te bazohet mbi moralin. Nese ligji eshte i pamoralshem-thote nje filozofi dhe teologu Tomas de Acuin- atehere nuk eshte fare ligj cka nenkupton se subjektet e ligjit nuk duhet ta zbatojne apo ta zbatojne per shkak te frikes dhe jo bindjes. Nese nje ligj eshte i drejte, nese para ligjit jane te gjithe te barabarte atehere edhe qytetaret do te behen vetvetiu te ndergjegjshem per zbatimin e tij , do ti besojne ligjeve dhe institucioneve, do ti besojne shtetit dhe autoriteteve. Po marrim nje shembull te thjeshte e domethenes:Pothuajse 100% te drejtuesve te automjeteve e quajne te drejte gjobat per kalimin e semaforit me te kuqe dhe jane te ndergjegjem per gabimin qe kane bere pavaresisht qe po te kishin mundesi shume prej tyre do ti shmangeshin pageses madje por asnje prej tyre nuk e quan te drejte burgosjen per shkak te shtyrjes se afatit te koalidimit. Po ashtu psh asnje shqiptar nuk eshte i bindur per drejtesine e ligjit e te institucioneve kur ndiqet penalisht nje plake 82 vjecare ne narte te Vlores per ndertimin e kotecit te pulave ne pronen e saj dhe tolerohen nga 5 kate pa leje te kullave ne sheshin Skenderbej.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anti= Ppsh ne vitet 90, Pd mbas 90, dhe Ps ne vazh

                Ju pershendes per komentin, flet me llogjike dhe pa anesi. Personalisht mendoj se keto ligje jane mire studiuar kunder popullit te thjesht dhe jo shtet rregullsise. ( eshte punuar dhe po vazhdon te punohet kunder popullit) Ne keto ligje qe po prezantohen ( qe jane vetem kunder zerit ndryshe) nuk pash nje ligj qe denon administratoret per mos zbatim te te drejtave reale qe shtetasit e vete po sorollaten edhe per gjerat me minimale qe ju takojne ne cdo aspekt te jetes se perditshme. Administratat ne cdo qelize duhet tju sherbejne popullsise dhe jo te jene tmerri i tyre. Qe te behet shtet i rregullt se pari duhet te vendoset denimi minimal per te gjth zyrtaret e cdo kategorie minimumi 10 vjet denim ( kjo eshte utopi sepse nuk e duan te jet shtet i rregullt ) Ligjet = Duke kufizuar zyrtaret je shtetformues, duke masakruar popullin je Bastard

                Përgjigjjuni
              2. L
                Ligj dhe drejtesi

                Per ligj te barabarte e shoqeri te barabarte mundt te behet fjale vetem ne shoqerine perendimore e kurresesi ne nje shoqeri si e jona . Nuk ka vend per barazi kur kur qe sapo fillon hartimi i ligjit pikerisht ata qe e quajne vehten njerez te ligjit e kontestojne ate . Natyrisht qe ligji behet per tu respektuar e ajo pakice qe vepron kundra ligjit duhet te pergjigjet para tij . Ndofta edhe tani ne kete 10 vjecar po sidomos para me shume 10 vjetesh asnje gjukates nuk vepronte sipas ligjit po sipas urdherit te Sali qenit te cilit akoma i binden njerzit e ligjit . Ndryshe nuk ka si shjegohet kur mbas 17 vitesh ne shkelje te ligjeve te shtetit ne Gerdec ku punohej vetem per te vjedhur jashte c'do rregulli ndodhi shperyhimi e u vrane 26 njerez e ligji mbeti i shkruar por i pa zbatuar kurre , kurre .

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nuk i besojme ligjit sepse

                  Eshte ne doren e Maliqit

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    j

                    O r ti "Ligj dhe drejtesi" , ti po ndjek gjurmet e Saliut ndersa ujku Rama po e han kopene. E di ti se sipas ketij kodi qe po na prezantohet cdo shqiptar mund ta fusesh ne burg ? Se po te thuash psh se nuk ka incenerator te Tiranes edhe pse jane dhene e po jepen miliona euro, edhe pse nuk eshte vene asnje tulle , me kete kod te ri te rrasin brenda si fyerje ndaj figures se KM qe ka hedh firma fap e fap, se ka dhene bonus per nje subjet qe nuk ekzistonte fare, se po te thuash se drejtesia eshte e varur nga pushteti gje qe eshte nje fakt i pamohueshem, te vihen prangat etj etj etj etj etj e ......t.........jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      IAKSA

                      Ne gjendje te perhershme liminaliteti eshte vete Nebi Bardhoshi. Por ai as nuk do, as nuk mundet ta kuptoje kete gje. I duket vetja shume i madh, teper i madh. Mos t'hypte vetja n'qejf, thone n'Shkoder

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lindi

                        Për cfarë ligji flisni, o njerëz, kur historikisht na ka munguar ai. Ktheni kokën pas dhe do vreni se nga krijimi shtetit e deri tani ne nuk i jemi nënshtru ligjit po dajakut. Jemi shoqëri e egër. Vritemi për një fjalë. Shikoni ekranet, zihen si qentë, me ulërima, banalitete e kërcënime, pa finesë e vetpërmbajtje. Lexoni komentet e mësipërme, secilit i pëlqen vetja. Jemi shoqëri adoleshent, na duhet kohë ta kuptojmë jetën e ligjin ashtu si duhet.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje