Nuk përbën më surprizë kur zbulon se njerëzit që na shesin produkte, të cilat shpesh mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë, janë mëse të vetëdijshëm për rreziqet që ato sjellin. Madje, jo vetëm që janë të vetëdijshëm, por i shmangin për vete dhe për familjen e tyre.
Gjatë bisedës në Apostrof Podcast, mejkja nutricioniste Albana Daka solli në vëmendje edhe një rast konkret të pak kohëve më parë, kur një nga shpërndarësit më të mëdhenj të pijeve energjike kishte pranuar se fëmijët e tij nuk i kishin provuar kurrë. As shijen.
Duket se brenda sistemit, rregullat janë të qarta: ti e di çfarë shet, dhe për kë është. Nuk ke pse ta konsumosh vetë. Mjafton që të tjerët ta blejnë.
Kjo është një nga format më të heshtura të hipokrizisë së përditshme të tregut: një hendek i thellë mes asaj që dinë ata që prodhojnë dhe shesin, dhe asaj që dinë ata që konsumojnë. Dhe sa më i paditur të jetë konsumatori, aq më i qëndrueshëm bëhet biznesi.
Nuk ka nevojë për teori konspirative. Mjafton të ndjekësh një logjikë të thjeshtë: nëse dikush shmang vetë një produkt, por përfiton financiarisht nga shitja e tij, atëherë problemi nuk është mungesa e dijes, apo informacionit, por mungesa e përgjegjësisë.
Lini një Përgjigje