Apostrof/ Pse fëmijët sot janë gjithnjë e më të shqetësuar? (VIDEO)

4 Maj 2025, 12:03Sociale TEMA
Apostrof/ Pse fëmijët sot janë gjithnjë e më të

Kohët e fundit, po flitet gjithnjë e më shpesh për fëmijët “e shqetësuar”. Duket sikur ata janë më nervozizë, shfaqin më tepërshpërthime zemërimi, më shumë vështirësi për t’u vetërregulluar emocionalisht. 

Por ndoshta, përpara se të pyesim se “nuk shkon” me ta, duhet të pyesim: çfarë i mungon?

Mejkja neuropediatre Migena Bedeni Kika shprehet në Apostrof Podcast se nuk është vetëm koha e shpenzuar në ekrane, apo vetëm mungesa e kohës cilësore me prindin që e shkakton këtë, por një shkëputje më e thellë, gati ekzistenciale — nga natyra, nga dheu, nga ritmi biologjik që dikur udhëhiqte jetën tonë.

“Një pjesë shumë madhe e fëmijëve janë më nervozë, kanë më shumë shpërtime zemërimi, janë më agresivë, është më e vështirë që të vetërregullohen apo të vetëqetësohen, dhe kjo lidhet edhe me faktorë të mjedisit rrethues... Kryesisht me faktorët e mjedisit rrethues, për shkak të mënyrës së jetesës që ne tanimë bëjmë, jo vetëm nga numri shumë madh i pajisjeve elektronike që na rrethojnë, të cilët emetojnë valë dhe ndërhyjnë në trurin e fëmijëve të vegjël, por edhe në trurin tonë. Por edhe nga mënyra se si po jetojmë tani dhe një nga arsyet kryesore që unë shikoj në këtë drejtim është mungesa e kontaktit me natyrën, mungesa e kontaktit me qëniet njerëzore, por kryesisht mungesa e kontaktit me natyrën, me pemët, me dheun, me lulet, të cilat bëjnë që do të duket çudi, por në një farë mënyre na modifikojnë mikrobiomën tonë, mikrobiomën e zorëve apo të sistemeve të tjera, të cilët ndërhyjnë në sistemin nervor qëndror, duke e modifikuar atë dhe duke na dhënë këtë individin, këtë fëmijën, i cili ka problematika me vetërregullimin dhe ka të vështirë të vetërregullohet apo të vetëqetësohet.”

A është e drejtë të presim që fëmijët të vetërregullojnë emocionet dhe sjelljen e tyre në një botë ku shpesh edhe të rriturit e kanë të pamundur të arrijnë një qetësi psikologjike dhe shpirtërore? A mund të mësohet vetërregullimi përmes aplikacioneve dhe këshillave psikologjike, kur mungon themeli më i thjeshtë: kontakti me natyrën, me të tjerët, me heshtjen?