Ben Blushi shkruan se Universitetet shqiptare duhet të mbushen me kinezë, indianë, pakistanezë etj etj.
“Universitetet tona janë pjesa më e izoluar e shoqërisë. Edhe ekipet e varfra të futbollit kanë të huaj pa folur për restorantet, shërbimet, bankat apo kompantë.
Cuditërisht universitetet duken si laborarorë të pastër etnik.
Aty ka vetëm shqiptarë që nuk mësojnë.
Natyrisht Shqipëria nuk mund të joshë dot studentë gjermanë, as belgë, as sllovenë ndoshta as turq.
Por nisur nga vendodhja gjeografike, klima dhe kostot e ulëta të jetesës, Shqipëria mund të kthehej në një hub të lirë evropian për mijëra studentë kinezë, indianë, pakistanezë, bangladeshas, irakenë, egjiptianë, vietnamezë etj.
Të gjitha këto vende cojnë cdo vit në universitet e tyre më shumë se 200 milion studentë. Ndoshta edhe më shumë.
Në të gjitha këto vende që kanë një popullsi sa gjysma e botës, afro 4 miliardë njerëz, shtresa e mesme po rritet me shpejtësi. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin nga varfëria në Kinë në Indi, në Egjipt në Nigeri dhe në Vietnam ku ekonomia po lulëzon.
Kjo do të thotë se në dhjetë apo njëzet vitet që do vijnë, familjet do cojnë edhe më shumë fëmijë në shkolla të larta.
Por kaq shumë fëmijë nga familjet e mesme kineze, indiane dhe pakistaneze që ëndërrojnë të shkollohen në Evropë, nuk shkojnë dot në Londër, as në Paris dhe as në Berlin apo në Amerikë që po mbyllet si treg universitar.
Përvec politikave izolacioniste në këto vende, kostot janë shumë më të larta dhe kuotat shumë të kufizuara.
Por një pjesë e tyre mund të vinin në Shqipëri, si në një vend evropian.
Unë habitem se si univesitetet private harxhojnë ende para për të reklamuar në tregun e vogël shqiptar, kur duhet të hapnin agjensi rekrutimi në Kinë, në Indi apo në Pakistan apo në Egjipit.
Ky duhet të ishte një biznes kombëtar. I ndihmuar nga shteti. I udhëhequr nga shteti.
Qeveria mund ti eksplorojë këto tregje fillimisht për të mbushur universtetet publike që sot po japin shpirt.
Është më mirë që universitet tona të mbahen me paratë e kinezëve dhe indianëve sesa me taksat tona”, shkruan Blushi.
Atij i është përgjigjur Artan Fuga.
“Lexova rastësisht një opinion që thoshte se universitetet shqiptare mund t'i gjejnë studentët që iu mungojnë duke ftuar studentë kinezë, pakistanezë dhe indianë, etj., që të vijnë të bëjnë studimet këtu.
Ore, e keni idenë se në çfarë niveli janë universitetet kineze, indiane, përse jo edhe pakistanase, dhe për çfarë tregjesh i përgatisin studentët e tyre ato?
E dini ambicjen e studentëve të atyre vendeve apo ju duket India dhe Kina siç kanë qenë në epokën e urisë së madhe!
Apo jeni viktima të paragjykimeve etnocentrike?
Po ecët me këto mentalitete, e zhytët edhe më keq gjendjen tone”, shkruan Fuga.
Fuga ka të drejtë. Universiteti i Tiranës, mos të flasim për ato gjoja të tjerët, nuk përfshihet në asnjë rankim ndërkombëtar. Që do të thotë se për nga cilësia e mësimdhënies renditet nga vendi i 5 000 e poshtë! Kush do të shpenzojë paratë për një diplomë shqiptare?! E beri një herë ai djali i Umberto Bosit pa shkelur një ditë në Shqipëri!
Ne universitetet e Tiranes do gjesh “pedagoge” si Boçi apo Gjekmarkaj. Rumpalle.
Problemi kryesor mbetet gjuha qe do perdoret ne universitet, kuptohet anglishtja por duhet qe te gjithe te flasin anglisht.
Profesor Fuga, si gjithmone i sakte. Ben Blushi si duket nuk i njeh keto vende.
Beni nuk po ecen vete,ka ber vend numro(per ata qe e kuptojne kete shprehje,se brezi i ri qe flet beni,vetem blen diploma)indianet jane njesha kudo ne bote per kompjutera dhe ne shume fusha qe nga mjeksia e industria,te mos flasim per kinezet e vietnamezet qe po konkurojne japonin... Vendi yne nuk krahasohet as me bangladeshin qe ne e mbajme fundin e botes,por qe ka aviacion ushtarak e flote civile me pilota vendas,kurse ne te zgjuarit e botes,as i njohim keto fusha,mund te jemi i vetmi vend i botes qe nuk nxjerim pilota e jo te kemi flote ajrore,te mos flasim se ne bangladesh riparohen shume anije tregtare e crociera
Beni ka të drejtë, por nuk e thotë arsyen e vërtetë, e fsheh atë. Studentët nga të gjitha këto vënde, kur të vinin tek ne, do të gjenin atë që u mungon në vëndet e tyre, udhëheqjen e urtë dhe largpamëse të vëndit nga një individ fanar ndriçues për të gjithë njerëzimin. Sa për paisjet, kurrikulat, e më the e të thash, këtyre bëju mutin, sepse për këto as që bëhet fjalë fare. Studentët dhe studentet e huaj në universitetet tona as që u duhej të shkonin në leksione fare, tërë ditën t'a kaloni me ahengje dhe të qiheshin ndërkombëtarisht sa tu plaste tëmli. Në fund të vitin një dorë lekësh për doktor profesorët dhe dil përtej... Pas katër vjetësh shko në Bangladesh dhe hap ndonjë universitet mbi eksperiencën e fituar në këtë vënd pordhësh të mpleksura me përralla marksiste leniniste të Blushëve e kompani.
Kot u bie ne qafe Blushit se ai rrjedh nga ajo kaste qe I di te gjitha e I ben te gjitha.
Ben Blushi jeton ne ishull. Nuk e ka idene cfare ndodh ne bote. Eshte dhe racist, gje qe i vjen nga injoranca dhe egocentrizmi tipik provincial! Dil Beni dhe shih boten se ngele ne katund
Beni duhet të ishte në SPAK për bëmat e tij si ministër arsimi në qeveritë e kohës. Edhe sot i mban paratë me thasë
Ke te drejte Fuga, bota perendimore, ka treguar nje uri te madhe, per studente dhe specialiste indiane, qe kane pozicione te larta, ne ndermarrje dhe institucione prestigjioze te tyre. Kina po keshtu. Blushi, me nje nivel letrari, nuk e di se ne universitetin shqiptar, jepen dije te shekujve te kaluar.
Ne universitetin e Tiranes japin mesim disa medioker, universiteti i Tiranes nuk krahasohet me asnje nga vendet e ballkanit perendimor jo me te europes. Shikoni dhomen e avokatise kryetar eshte prej 30 vitesh Maks Haxhia, Shqiperia eshte nje fshat ne kontinentin evropian. Nuk ka progress dhe meritokraci por vetem uzurpim pozicionesh. Albanistan.
Kush e di farë shkolle ka kryer ky që ngeli duke dhën mënd?
Vetëm shkollën e Nexhmijes dhe fiqiretit
Ky beni eshte vertet henderimtar ky flet per vende qe jan potencil berthamor te vijne student ne shqiperi thot po shkolla nuk biznes por eshte ivestim per te ardhmen o merum fol o profesor fol po nga ato vende qe ky permend vjen gjithe filozofia boterore i mer si leng groshe ky shqiperia nuk prodhon nje gozhde ky thot te bejne universitet ne shqiperi o shoku jemi fundi botes ne jemi mesjetare.
Kinez, indian!? Ivy League, shkollat me prestigjioze ne bote jane plot me Kinez dhe vecanerisht Indian. PENN university eshte nje nga ato, por kur kaloj sepse shpesh me bije rruga andej, rralle shikon ndonje te bardhe.
Hera e pare qe po me pelqen ky mua thote estrada .Zoti Fuga thote nje te vertete.Universitetet e Azisë nxjerrin shkencëtare.Jane mbushur vende si USA,Kanada,Angli sidomos me mjeke indiane dhe turq,perveç specialiteteve te tjera evne nuk nxjerrim nje infermier te sakte
Sa per mjek Turq ,q.ju Nenen se me idiot mjek nuk kishe ! Dergova nje te njohur ne Spital (ne nje vend te Europes) me dhimbje te forta nga henria diskale ! Doktori Turk e vuri ne serum,dhe pacienti po i ankohej se dhimbjet po i shtoheshin ! Turku i vuri edhe nje serum te dyt,por dhimbjet po perkeqesoheshin akoma me shum ! Pacienti ngeli i paralizuar nga dhimbjet dhe Turku na tha se nuk mund te bente asgje me shum,sepse i kishte dhen maksimumin e dozes ! E dergun te semurin ne nje Spital tjeter me Ambulanc dhe per fatin e tij te mir tek urgjencat ishte nje Mjeke e re nga Kosova ! Kur mjekja Shqiptare lexoi se cfar i kishte dhen Turku vuri duart ne kok dhe tha : O Zot sa injorant ... po ky donte ta mbyste ?! Mjekja Shqiptare na tha se i semuri ka nevoj vetem per Paracetamol i cili ndihmon ne lirimin e muskujve,dhe e verteta ashtu ishte sepse pas pak minutash Pacienti i cili kishte ngelur i paralizuar ,edhe kur merrte frym ulerinte nga dhihmbjet,filloi te qetesohej dhe te livizte gradualisht kembet dhe duart !
Ndue Perlleshi ka thënë kush nuk njeh vellaun per Vella njeh gjaksin për sundimtar
Kina eshte superfuqi ,universitetet e tyre po harxhojne shuma te paresh ne laboratore moderne te fjales se fundit e kerkime shkencore .na mbyten shqipot qe mendojne se i dine te gjitha .nashi ceshtja e universitetit sipas rradakes time te vobekte eshte se ja duhet te investohen miliarda $$ ta bejne mudhern te marrin pedagoge te hajrit e ti pajisin te rinjte me dije qe tu hyjne ne tregun e punes ja ta mbyllin fare se u harxhohet te rinjve 4 vjet kot per te marre diploma qe su japen njohuri e si sherbejne ekonomise .
Neqoftese do kryhej nje kontroll i stafit pedagogjik per diplomat e shkolles se mesme dhe keto diploma (flasim pas 90)te verifikohen ne teren do shikohen thagma qe do mbahet mend per 100 vjet.Une personalisht njof njerin qe eshte me grad shkencore pa mbaruar te mesmen.E ka te blere te dollari vite me perpara
Nje gje te bukur tha blushi kur ishte deputet. ne nje rast iu drejtua Berishes e i tha mos u merzit doktor berisha se jo cdo gje qe thuhet behet... Po kjo ideja qe nxjer tani per universitetet sidomos per ato privatet nuk duket dhe aq keq. mqse ne vitet qe vijne bota do leviz drejt veriut pse mos ti sjellim si fillim ata me "shkolle" . cunat e londres sponsorizojne ngritjen e godinave "elitare" per student "elitar".keta vijne rrine 1 vit mesojne rruget mire e bukur e pastaj me pak mundim kosove serbi.. shperndahu. dhe gjigandi mund te dale cdo dite ne facebuk te bej reklama per nivelin e larte te arsimit ne shqiperin demokratike evropiane. e sigurte qe do te jete shume fitimprures per cunat
Kane ngelur pa leke.
Vendi i 109 ne glob per inteligjence nuk ka aftesi dhe mundesi pedagogjike dhe intelektuale te pergatis student Kinez etj..etj. etj..jane ne vendet e para te inteligjences boterore.Ju rrofte Sudja dhe shpellari injoranca per se mbari.
"Deliri i madheshtise " - eshte Ironia ime per kete grup shoqeror, qe nisur nga deliret e nje klase qe pretendon epersi racore ose prejardhjeje dejtuesish te organizatave " vullnetare" qe ne 60 kthyen kodrat ne tarraca dhe ne 2013 kthyen tarracat ne protektorate cimentoje. Mbase ne universitet mund te shese ndonje diplome per thaset e tij te gelqeres.
Jam dakord me Fugen ne cilesimin e paragjykimit. "Deliri i madheshtise " , a mundem une te shtoje me shume ne kontekstin e pasojave sociale qe jane rrjedhoje e kesaj klase shoqerore qe paragjykojne nga racat, ngjyra e lekures, stili i jeteses etj. Jo! Sepse Fuga i di shume mire pasojat qe vijne nga paragjykimet e tipit " aparence". Post Scriptum: Per z. Artan Fuga kjo teme " Delirium " si dhe" Shqiperia postmoderniste", ne kete rast do ishte nje analize e konceptit te pritshmerise " pas modernizimit dhe luksezimit" kujt klase shoqerore i mbetet te reformohet?
Jam dakord me Fugen ne cilesimin e paragjykimit. "Deliri i madheshtise " , a mundem une te shtoje me shume ne kontekstin e pasojave sociale qe jane rrjedhoje e kesaj klase shoqerore qe paragjykojne nga racat, ngjyra e lekures, stili i jeteses etj. Jo! Sepse Fuga i di shume mire pasojat qe vijne nga paragjykimet e tipit " aparence". Post Scriptum: Per z. Artan Fuga kjo teme " Delirium " si dhe" Shqiperia postmoderniste", ne kete rast do ishte nje analize e konceptit te pritshmerise " pas modernizimit dhe luksezimit" kujt klase shoqerore i mbetet te reformohet?
Etiketimet sociale jo vetem per nje figure politike dhe intelektuale, por per nje grup shoqeror qe i bashkon e njejta mendesi. Me lini pak te futem dhe te analizoj psokiken e Fuges dhe cfare autori deshiron te bej te ditur per te gjithe ata qe nuk kuptojne Ironine e Fuges. Fushen religious ky grup ne getvete deshironte te kryente nje reformim, duke filluar nga arti i pasqyrimit te jetes biblike te profeteve ne Krishterim. Psh ky grup deshironte te shkaterronte ikonen e Jesus, mqs ajo gjithmone shfaqet me lekure te erret, ta zevendesonte me tiparet e races ariane te supremacise. Italjanet ne Vatikan per kete cmenduri te rradhes duhet te kishin reaguar duke nenkuptuar shkaterrim te imazhit te barazise se qenjeve humane dhe gjykimin fetar perkundrejt paragjykimeve te cdo lloji. Keshtu ky grup krijoi nhe klsa reformatore ateiste qe do i kundervihej te gjithe ikonave te krishterimit dhe duke i zevendusuar ato me imazhin e dashurickave te tyre dixhitale. Ne lidhje me Islamizmin ky grup doli me idene e reformimit te shkrimeve te Qur'an, me percaktime atkaike dhe jo te aplikuara per modernizmin dhe luksin qe kjo klase delirantesh deshironte te perfitonte. Dhe filluan te perdornin gomat ne gropat e gelqeres per te fshire keto shkrime dhe per ti zevendisuar ato me shkumesin e tabeles se zeze te interesave bankare ..Dhe me kete reformim shkaktoi perseri nje konflikt mes reformatoreve gelqerore dhe tradicionalisteve ateror..Ironia e Fuges ne analizen kontekstuale te " Delirit te madheshtise" deshiron te perballe keto grupe shoqerore. Reformatoret aparencial, pa thelb dhe kontekst me tradicionalistet indiferente lepe peqe...Por ne fund te fundit te gjitheve iu pelqeu reforma aparencial e shkaterrimit te ikonave, shkrimeve te shenjta dhe traditave sepse ..E kujt nuk i pelqen luksi??!