Shqipëria thyen rekordin, gati një milion makina në rrugë

22 Korrik 2025, 12:11Sociale TEMA
Shqipëria thyen rekordin, gati një milion makina në rrugë

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria ka regjistruar afër një milion automjete në qarkullim.

Sipas Institutit të Statistikave (Instat), në fund të vitit 2024 u regjistruan 959 mijë e 226 mjete rrugore, duke shënuar një rritje rekord prej 10.5 për qind në krahasim me vitin 2023.

Rritja nuk është vetëm në numra absolutë. Numri i autoveturave për 1 mijë banorë është rritur nga 292 në 328, duke treguar një përdorim më të gjerë të makinës private në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Në disa qytete kjo shifër është edhe më e lartë – Durrësi për shembull, ka arritur në 483 autovetura për 1 mijë banorë, një ndër normat më të larta në vend.

Qarku i Tiranës mbetet qendra absolute e mjeteve rrugore në Shqipëri, me 34.8 për qind të totalit kombëtar.

Shumica e automjeteve në Shqipëri kanë ende kambio manuale (58.8 për qind) dhe një moshë mesatare nga 11–20 vjet (47.9 për qind).

Megjithatë, po vërehet një prirje pozitive drejt përmirësimit të cilësisë së flotës: numri i automjeteve të prodhuara pas vitit 2011 është rritur me 44.4 për qind.

Nafta mbetet mbret në rrugët shqiptare, me 72.9 për qind të autoveturave që funksionojnë me këtë lëndë djegëse.

Por ajo që bie në sy është dyfishimi i përdorimit të veturave elektrike në krahasim me një vit më parë.

5 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

    Dhe 1 milion te papune.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Transporti publik ne Shqiperi eshte afer zeros. Bangladeshi eshte me mire. Ka trena te pakten.Vetem ke kapitulli Transport Shqiperise I duhen nja 20 vjet me mik per ta plotesuar.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Statistika per te gjykuar drejt,se si eshte e "mundur" dhe ku po "shkojme" (??) , eshte : Nr i automjeteve per popullsine e moshes mbi 18 vjec (dhe jo per nr total te popullsise) ?! Qytetari

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makina private e vitit 1975

          Në vitin 195...e ca, një axhë i nanës kishte ikur në Shqipëri sepse e kishin torturuar "për armë". Në Kosovë e kishte lënë gruan dhe fëmijët. Në vitin 1975, dikush nga kusherinjtë kishte shkuar në vizitë te të afërmit në Shqipëri dhe e shfrytëzon rastin të takohet me axhën e nanës (që tashmë kishte krijuar familje tjetër). Axha pyet për të gjithë familjarët dhe për tezen time që e kishte lënë 2- 3 vjeç kur kishte ikur përtej kufirit. Tezja ishte bërë infermiere, ishte 25 vjeçare dhe kishte blerë makinë. Meqenëse në Shqipëri nuk lejoheshin makinat private, fëmijët e axhës së nanës nuk kishin besuar që tezja ime 25 vjeçare kishte makinë dhe mosbesimin nuk e kishin fshehur. Epo, kohërat ndryshojnë. Lajmi për 1 milion makina në Shqipëri ma solli këtë kujtim të para 50 vitesh.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrapushi

            300 mije I ke pa letra 50 mije makina inke stock neper rruget e shqiperise qe nuk levizin

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje