Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit.
Ditën e sotme, qeveria shqiptare ka marrë vendim për shpronësimin e pronarëve aty ku do të bëhen punimet për ndërtimin e pistës.
Po ashtu, qeveria shqiptare ka ngarkuar instancat përkatëse për të ndjekur procedurën.
Vlera e shpronësimeve arrin në rreth 3.5 miliardë lekë të vjetra, ndërsa kostoja totale e ndërtimit të një piste moderne për garat e makinave ende nuk dihet sa do të jetë.
Vendimi i Qeverisë:
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “AUTO – MOTO PARK”, BASHKIA ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Auto – Moto Park”, Bashkia Elbasan.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
3. Pronarët e pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 347 372 260 (treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 347 372 260 (treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Dhe pensionistat elbasanllinj te lumtur do dalin ta pine kafene prane autopistes duke pare garat e formula uno cdo dite.(sa kohen zgjatur garage e formula uno?)Kurse ne 2029 me sa duket do fillojne the ngreje fshatra olimpike per lojrat olimpike!
AUTOSTRADËN DURRËS TIRANË O HASËM SE SHQIPTAR SJENI JU! ASNJË RRUGË DALJE HYRJE NGA QYTETI I DYTË I REPUBLIKËS AS PËR PUNË AS PËR SPITAL... KUSH GUXON E DEL DO LEJ KOKËN PENG SI ATA GJYNAHQARËT SOT QË U ISHTE PËRMBYS MAKINA... MIR QË NA KENI KATANDIS SI GAZËN E KËTIJ VENDI PA PIKË MËSHIRE SE SNGOPENI DUKE VJEDH PO NA TALLNI EDHE DUKE NA BONI KARSHILLËK ME KËTO HAJDUTLLËQET E JUJA.... BAXHELL BELA PUSHT GONXHJA DHE NE KET PIKË EDHE RAMA ! HARRAM VOTAT DHE LEKËT E VJEDHME 22 VJET RRESHT NGA KY QYTET!
Hajde kape njicik nga maja dhe e di vet ti pastaj …. E kollofit me gjith tope ne goje ….je nje bythqir i mcefur ti qe ske shokun ….bythqir
Ta gezojne Pronaret qe do ju merren pronat per fara Luledjelli. Shkoni votjeni prape 60 e kusur % kerrmen e gjate. Do vije tu shtetezoje dhe grate ndonje dite ne krevat.
Dicka dibti nga shtetezimet e grave , mos e filloj nga jotje ?? Ajo ska nevoj ta shtetezosh …ta jep vet gratis , bile ne fund ke dhurate nga putana gruaja jote nje gojore ….
Dhe njerezit do jene shume te lumtur qe do shpronesohen per Partine dhe shokun Edi...me ato leke nuk do punojne token por do pine kafe dhe raki per 4 vite rresht te lumtur
kostot minimale per te pasur nje 3 ditesh (free practice,qualifyin,gara) jane 15-20 milion euro .....se ka vende qe paguajne edhe me shume. Kostot minimale te mirembajtjes se pistes(asfalti guard rails etj etj) jane tek 20 milion ne vit . Ka qeveri qe i paguajne ne shpresen se do rrisin turizmin e ekspozimin global ,se dine si do jete rasti yne . Pjesa e shikuesve qe zakonisht arrijne nga 150,000 deri 200,000 mije eshte problem me vere ,infrastruktura eshte e dobet per ate lloj eventi ,akomodimi gjithashtu . Jam skeptik dhe nuk e di a eshte momenti per nje i vestim te tille ne vendin tone te varfer apo te vjedhur . Varianti me logjik eshte te fillojne me f3 ose me e-formula se f1 kerkon nivele te tjera organizimi dhe shume me teper pergjegjesi ....shpresoj ta kem gabim .