Deputeti socialist Erion Braçe e komenton kështu dërgimin e Sali Berishës dhe dhëndrit për gjykim për aferën Partizani.
I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se qeveria duhet të bëjë ligjin e ri për sponsorizimin e sportit, ndërsa në raport me partizanin thotë se një qeveri e prishi kompleksin dhe tashmë qeevria Rama duhet t’i përgjigjet investimit që Partizani e ka ndërmarrë vetë. Ndërsa, pjesa tjetër Braçe thotë se i takon drejtësisë.
Arbër Hitaj: U deshën 7 muaj që të vendosnin të kalonin për gjykim Berishën dhe dhëndrin. Më jepni një koment. E keni përemër Partizanin, edhe ekipin e futbollit…
Erion Braçe: Kam dy gjëra përzemër tani në raport me Partizanin. Ligjin e ri për sponsorizimin e sportit, jo vetëm futbolli por çdo sport në këtë vend është në krizë të thellë. I jemi gëzuar Lara Colturit, mundësve, dhe medaljeve që sjellin ata, por duhet të mendojmë për sportin kombëtar që e kemi pasur konkurrues në nivel ndërkombëtar. Gjëja që kam ndërmend është ligji i ri për sportin.
Qeveria duhet ti përgjigjet investimit që Partizani e ka ndërmarrë vetë. Nëse qeveria është angazhuar shumë me akademinë e Manchester City në Durrës, apo me akademinë e Nadal në Durrës, duhet ti përgjigjemi asaj akademie që është me mira në vend, akademia e Partizanit, duke prishur ca rrënoja që janë në kufijtë e akademisë së re, e ekonomisë së re të Partizanit me qëllim që gjëja të shkojë në vend dhe ajo strukturë të filloj të zhvillohet.
Ia ka për detyrim. Një qeveri shqiptare e shkatërroi këtë strukturë dhe një qeveri shqiptare duhet ti përgjigjet atij investimi që është nga a te zh që është investim provat. Pjesa tjetër i takon drejtësisë. Me çdo proces tjetër që zvarritet, për vite të tëra, në gjykata, janë dhe qytetarët që duan të marrin në drejtësi, ai komisioni duhet të merret me këtë çështje.
Te përgjigjen para ligjit shkatërruesit e pronave. Te miratohet nje ligj qe te mos i shkoi mendja asnje shqiptari qe te vere dere ne pronat e te tjerëve. Prona te konsiderohet e shenjte.Duhet te krijohet nje dege te juridiku per ekspert kadastre me njerëz me integritet te mire paguar qe te hyjne dhe te dalin ne pension vetem ne kadaster.
Po ish-gjenerali do te gjykohet, se me firmen e tij e morri Sala kompleksin Partizani? Ah po ai ka te aferm ne gjyqesor, prandaj per sa ka vjedhur nuk ka drejtesi qe ta denoje. Bravo drejtesia e re, huqet e vjetra.
Po o brace, ne duhet te paguajme jo nje here por disa here per partizanin apo partizane te tjere, se shteti vjedh parate e qytetareve, Jo brace, parate ti merren malltezit e sales e ti kthehen qytetareve.
Brace : Po ti ne cilen QEVERI ben pjese jo per gje po ke qene deputet dhe ke ngritur KARTONIN qe ke rene dakord per privatizimin e kompleksit Partizani ??? I zgjuar Sali berisha e kaloj ne parlament e beri ligj pse nuk e kundershtuat po i mbajtet ISO dhe sot na thua “ Qeveria duhet ti pergjigjet .....” Pse nuk thua ti pergjgjet saliu me gjithe dhendrin ta beje dhe njehere ashtu si ka qene Klubi Partizani se ishte prone SHTETERORE e ktheu ne private ??? Sa ishpronare kane fituar gjyqet edhe sot nuk kane mare ate qe u takon sepse jane dosjet ne Apel dhe nuk dihet se kur ??? Nga ky shkrim kuptoj se i del krahe hajdutit sali qe per mua jeni te gjithe njesoj nuk jeni te besushem ???!
Partizani është ekip legjendë e futbolli shqiptar.
Braçe kalove direkt në argëtim në gazetar sportiv vetëm një gjë ke çuar deri në fund vendim për azgjësim të burimit të informacionit Zërin e popullit.Argëtohu mir e kë i mbushet vitet për pension në parlament jeni brez përgjegjës për gjithçka pas viteve 1990,mall që erdhi Edi se vetëm lehje keni ju e shum të tjer bëni hartim se ekonomi bejn shtetet e tjera arsimin e shkatërruat Nora e vazhdon del televizor universitetet private faqia e zeze bien ca palaço italian qe strapacoin shqiptaret e kan çuar nga 6 në 8 e 12 vjet sa jan vetvrar dhe studente turp braçe ne je i ndershem po veprimettregojnë tjetër
O ish pronar idiot trap , ai thote qe gjykata te vendos per tu mare parate e vene me gjakun e te tjereve , e tju a ktheje pronareve