Rriten shifrat, ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

18 Maj 2025, 17:50Sociale TEMA
Rriten shifrat, ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru në 50% të rasteve.

Sipas ISHP shifrat kanë ardhur në rritje.

Maji njihet si muaji i ndërgjegjësimit për të matur presionin arterial pasi është parë që shumica e njerëzve me hipertension ose nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për faktin që kanë presion të lartë të gjakut, dhe si pasojë janë të patrajtuar, ose janë në trajtim që nuk kontrollon në mënyrë efektive gjendjen e tyre.

Ekspertët thonë se një individ me presion të lart gjaku nuk ka simptoma të dukshme, ndaj  matja e PA është e vetmja mënyrë e saktë për të identifikuar hipertensionin.

Referuar të dhënave të ISHP, është parë që në vitin 2023, në Shqipëri 36.6% e personave me HTA/hipertension nuk ishin në dijeni për të dhe 34.7% e njerëzve që merrnin trajtim me medikamente nuk e kontrollonin në mënyrë efektive.

Nëse diagnostikohet mjaft herët, hipertensioni mund të menaxhohet nëpërmjet mbajtjes së një stili jete të shëndetshëm ose nëpërmjet përdorimit të medikamenteve për të kontrolluar hipertensionin në mënyrë efektive.

2 Komente

  1. L
    Lani

    Stop alkolit .stop duhanit .stop 3 kafe ne dite ..pini vetem 1 ose dikaf kafe....edhe duhet te ecni 1 ore ne dite perdite edhe Akeni ma hypertension

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fiqo

      Me Qi a ben o Doctor..se une nuk dua te thone vdiq si kokrra e Molles …te vdes Si hero te pakten…dakort me sa thua ,por njerezit i mbyt stressi

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje