Majlinda Bregu emërohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë-Europë, Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin

19 Maj 2025, 11:21Sociale TEMA
Majlinda Bregu emërohet nga Organizata Botërore e

“Jam e nderuar të ndaj lajmin se i jam bashkuar Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin (PECCH), të krijuar nga OBSH/Europa, në cilësinë e Komisioneres.”- ka shkruar sot Bregu në postimin ku ka bërë me dije këtë lajm.

Ky Komision i pavarur këshillimor përbëhet nga 10 komisionerë, përfshirë ish-liderë politikë dhe figura me reputacion nga fusha të ndryshme—shkenca, mjekësia, politika publike,të përzgjedhur për të përfaqësuar një spektër të gjerë përvojash dhe rajonesh të Rajonit Europian të OBSH-së.

Komisioni synon të adresojë ndikimet që ndryshimet klimatike, rritja e temperaturave, ndotja e ajrit dhe ujit, sigurinë ushqimore, si dhe fenomenet ekstreme natyrore si tërmetet dhe përmbytjet etj, kanë mbi shëndetin tonë.

Sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me klimën.
Ka të bëjë me jetën.
Nga ajri që thithim dhe uji që pimë, te siguria ushqimore, valët e të nxehtit ekstrem, përmbytjet dhe përhapja e sëmundjeve—ndryshimet klimatike janë kthyer në një krizë të shëndetit publik.

Gjatë kohës që drejtoja Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, një ndër arritjet më të rëndësishme ishte miratimi i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor—vetëm një vit pas Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

Në Europë, mbi 175,000 njerëz humbin jetën çdo vit për shkak të kushteve të lidhura me të nxehtin ekstrem. Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit shkakton:

* 3,000 vdekje të parakohshme në vit
* 8,000 raste bronkiti te fëmijët
* Qindra mijëra raste sëmundjesh kronike, me një kosto që arrin deri në 11.5 miliardë euro çdo vit

Në një kohë kur vendimmarrja politike shpesh duket më personale sesa publike, kjo detyrë është një kujtesë se politika mund të udhëhiqet nga një standard tjetër—ai i shërbimit dhe përgjegjësisë.

9 Komente

  1. C
    C'e lidh kte (!) e shpellarit me Shendetsin e Klim

    Ne kohen kur kjo baxhell Pleqsh qefllinj EU , ka qen ne Pushtet ne Shqiperi , me Satrapin salih brrisha ,kan ndodhur nji katastrofe Ambjentale ,e shperthyen Semundje nga me te Kqiat e vdekjeprurese ne Shqiperi. Ne emer te kujt dhe ne baze te cfar Kritereve luhet nji Teater i till Absurd ? Po Shteti Rrumpalles si e justifikon kte Skandal !

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhambazi

      Ruspia e Sali Berishes qe sa here dilte dhe bente zhurmuesen pa u shpallur akoma zgjedhjet ,SPAK duhet te hetoje se ku i gjen leket ruspia qe ben dasma maramendese per vajzen ,dhe jo vetem ,vetem makina kushtonte nja 70 mije euro

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Qenka me e zonja se Vokshi apo Kalaja. Keta te PD kane nxjerre shume kuadro internacionale, midis tyre edhe Lul Bashen..

        Përgjigjjuni
      2. N
        Ndoci

        dmth po ja kthen qejfin e gojores i gjati ksaj baxhelles...se pa rekomandim nga qeveria nuk shkonte ajo atje..vk

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agron

          Urime, fjalet me te mira per te. Deri sa mbrriti deri aty, do te thote se e meritoi. Fjalet e shumta - fukarallek.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marinela

            e kush e vuri ne dyshim meritokracine?! thjesdht po e ridefinojme..

            Përgjigjjuni
          2. R
            Realiteti i hidhur

            Ne kete kohe jetojme, baxhellat kapin majat, njerezit e zote mezi hajne nje cope buke...

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juli

              Kjo është shoqja e Vokshit dhe e Kalasë. Baxhellë nga goja dhe si njeri,femër. Fajin e ka i gjati për këtë DEBILEN.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Denis

                Imagjino tere jeten te jetosh pa punu nje dite dhe duke marr nje rroge prej taksave qe paguajne te tjeret, edhe pse vet ske marre asnje dite pjese ose ske konkurru ne prodhim. Pikerisht keta njerez te izoluar tere jeten e tyre ne zyrat e shtetit, jan ata qe na thone si te jetojme. Tmerr

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje