Avancojnë punimet për "Unazën e Madhe" në Tiranë – Mbyllet në verën e 2024-ës

1 Dhjetor 2023, 20:50Sociale TEMA
Avancojnë punimet për "Unazën e Madhe" në

Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024.

Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se pavarësisht pengesave të hasura me gjeologjinë e tokës dhe shpronësimet, afatet kontraktuale do të arrihen.

Balluku foli edhe për aksin Qukës – Qafë Plloçë, që pas vonesave të krijuara ndër vite pritet të avancojë, duke qenë se financimi tashmë është sigurruar.

Ndërkaq, Balluku bëri me dije edhe detajet për ecurinë e punës në tunelin e Murrizit, duke specifikuar se aktulisht po punohet për 80 metrat e fundit të gërmimit

Lini një Përgjigje