Balla mundeson udhetimin e familjareve te Klajdi Bitrit dhe pagesen e shpenzimeve per sjelljen e trupit nga Italia

29 Gusht 2023, 17:12Sociale TEMA

 

Balla mundeson udhetimin e familjareve te Klajdi Bitrit dhe pagesen e

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka mundesuar udhetimin e babait te viktimes Klajdi Bitri ne Itali,  për të sjellë trupin e pajetë të të birit në Shqipëri.

 

Ministri Taulant Balla ka kontaktuar të atin e Klajdi Bitrit, dhe më pas është mundësuar nxjerrja e menjëhershme e pasaportës së tij për të udhëtuar drejt shteti fqinj.


Gjithashtu mësohet se është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Sakaq, shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.

Bitri mbeti viktimë dy ditë më parë pas një sherri në Itali, pas një sulmi nga një algjerian, teksa po përpiqej të shpëtonte mikun e tij italian.

2 Komente

  1. B
    Ben

    Perse thoni Balla kur keto para jane te Shqiptareve.? Perdorni term tjeter se Balla nuk po harxhon paret e veta.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Beno, duket qe ti jep kontribut shume te madh ne buxhetin e shtetit...., nga kafeneja. Ju pertacet e prinderve, ju parazitet e shoqerise, jeni ata qe bertisni me shume.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje