
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar punëtorët me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Balla ka publikuar në rrjetin social Facebook një thënie të Nënë Terezës: E magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë.
"Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Punës! Nënë Tereza me të drejtë thoshte se “e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”.
Mirënjohje çdo punonjësi në çdo sektor, qoftë në publik apo në privat, falë punës dhe dedikimit të së cilëve, ofrohet çdo shërbim, prodhohet dhe funksionon ekonomia", shkruan Balla.
Lini një Përgjigje