Banorët në Borizanë bllokojnë rrugën: Kalojnë qindra kamionë, kemi frikë për fëmijët

5 Qershor 2023, 19:00Sociale TEMA

Banorët në Borizanë bllokojnë rrugën: Kalojnë

Mëngjesin e kësaj të hëne bllokuan rrugën e fshatit. Banorët e fshatit Borizanë në Fushë Krujë protestojnë për lëvizjen e kamionëve në rrugën pranë shkollës. Ata thonë se se kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë rrezikon jetën e fëmijëve të tyre ndërsa kërkojnë një zgjidhje nga autoritetet.

“Unë e kam shtëpinë këtu afër dhe detyrohem e çoj fëmijën me makinë se kam frikë nga trailerat.”

“Kemi nipa e mbesa, prindërit kanë fëmijë. Vjen kamioni, jo një, por me qindra!”

“Kamionat kanë ndërruar drejtim sot se e kanë marrë vesh që do dalim për protestë, së këtu vijnë përditë në rrugë të shkollës. Absolutisht s’merr kërrkush masa.”

Kamionët që kalojnë në këtë rrugë duke transportuar interte dhe matariale të tjera nga guroret e zonës, janë kthyer në shqetësim. 

Sipas banorëve, ky aktivitet është kthyer në shqetësim për ta edhe për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme që kanë sjellë dëmtime në disa banesa.

4 Komente

  1. O
    On

    Imagjino cfare shteti kemi sa ne Fushe Kruje 20 km nga zyra Kryeministrit ka gurore e shperthime imagjino neper male cbehet...o Edi sikur bere shtet...

    1. S
      Student

      Borizanli trima. Rruga e makinave eshte per makinat jo per kembesore. Mesoni femijet si dhe ku te levizin. Transporti me kuaj nuk behet me. C jane keto shqiptare qe nuk duan rruge te mira, pallate internet se ju prishen grate, O njerez mesohuni te jetoni kohen e sotme jo te kaluaren.

      1. D
        Dajti

        I keni cuar muret rrethuese deri ne rruge nga tafmaja per toke , duke mos lene vend per tretuare per kalimin e kembesoreve.

        1. P
          Petrit

          Nuk do ishte me e lehte qe te shemben rrethimet dhe te zgjerohet rruga?, apo rrethimet jane private dhe nuk u pelqen?

          Lini një Përgjigje