
11 fëmijë të prindërve të rënë në krye të detyrës përfitojnë nga sot statusin “Fëmijë në Përkujdese të Republikës”. Në një aktivitet të zhvilluar me praninë e kryeministrit Rama, bashkëshortja e mjekut të ndjerë Kujtim Shabani, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me koronavirusin, e kujtoi atë me lot në sy.
“Ju falenderoj pa masë për gjithë mbështetjen. Jam bashkëshortja dhe bashkudhëtarja e Kujtimit që në moshën 15 vjeç, kur jemi njohur në bankat e shkollës. Kujtimi kishte një ëndërr të cilën e ktheu në qëllim. Luftoi çdo ditë të jetës së tij, një rrugëtim shumë të vështirë për shumë arsye, për nga vinte, për çfarë patën mundësi ta ndihmonin dhe ta përkrahin ëndrrën e tij prej të cilës ai nuk hoqi dorë asnjë moment. E pati këtë ëndërr jo vetëm në emër të tij, por të gjithë komunitetit, t’i tregonte të gjithëve se pavarësisht se nga vjen, e çfarë ke, në emër të një qëllimi të madh ti mund t’ia dalësh. Ky ishte qëllimi i Kujtimit, të thoshte që ti mundesh. I vetmi mësim që ia mësoi fëmijëve në çdo moment dhe në çastin e fundit, që ta kenë busull në jetë, t’i thonë vetes: Ti mundesh”.
“Sot ai nuk është, unë kam fjalën e tij të fundit. Në jetë nuk të bëjnë vitet se sa, por mënyra se si. Kujtimi iku i plotësuar, sepse ashtu e donte veten, pavarësisht se iku shumë hershëm. Ju falenderoj jashtë mase. Sot Klajdi ka një ëndërr, do ta nisë rrugëtimin e tij, jam e bindur që do t’i ngjajë babait në vlera. Rruga e Kujtimit ishte tejet e vështirë, nëna e ka rritur me gjakun e saj, Klajdi nuk do ta ketë këtë, falë jush do të ketë mbështetje dhe detyrim dyfish për t’u bërë më i mirë se i ati. Faleminderit”.
Moj zonje, doktorit i qofte dheu i lehte, por kryeministri yne legen eshte duke te perdorur per propagande.
E more dhe sot diten e Punes!! Kuptohet pa sigurime per pensionin!!
E pashe ne video te gjithe ceremonine e Akordimit te Statusit ,(Ne Kujdesin e Republikes ) dhene ne Kryeministri nga i nderuari dhe i rrespektuari KM z.Edi Rama dhe nji nder Ministret shembullore ,ajo e Shendetesise z.O.M dhe sinqerishte ,u preka ! U preka ,si qytetare shqiptare ,ne sensin Pozitive qe Qeverria i akordon statuj te tille mbeshtetje Familjeve te Heronjeve te vendit ,rene ne krye te detyres , sot ne kto kohe kaq te veshtira per jeten e secilit ne ate vend . Eshte nji Ligj i mrekullueshem qe tregon qarte ,vizionin e largapamesine e Qeverrise dhe mbeshtjen e Shtetit ,duke mos i braktisur qytetaret e saj ne nevoje . I uroj te gjithe Familjeve pjesmarrese ne ate ceremoni dhe femijeve te Heronjeve , shume - shume suksese ne jete dhe nji urim te merituar Qeverrise per kte Ligj mjaft Human ,z.KM dhe z.Ministre per kte perkrahje sociale nga Shteti ,Familjeve te Reneve ne detyre .-------- Eshte per te ardhur keq , madje shume keq ,qe nji Lajm i tille ktu , ku ka jopak lexues e komentues , injorohet ose kalon ne Heshtje nga Opinioni ,nderkohe qe do duhej te tregohej vemendje e njikohesishte rrespekt per Qeverrine dhe kto Familje Shqiptare ...
Vetem se doktori nuk vdiq aspak ne krye te detyres, po nejse. Pse ca te nenes e ca te njerkes...