Vajza që shet tulipanë në varrezat e Durrësit

4 Maj 2022, 10:42Sociale TEMA

Vajza që shet tulipanë në varrezat e Durrësit

Nga Ben Blushi

Rruga më çoi te varrezat e Durrësit. Në hyrje ishte një vajzë duke lexuar.

Çfarë libri lexon, e pyeta?

Mbaron me ne, tha vajza.

Për çfarë flet ky libër?

Flet për një dashuri të vjetër dhe një dashuri të re, tha vajza.

Si quhesh, i thashë?

Xhoana.

Çfarë bën këtu?

Po shes lule.

Nga je?

Nga Dibra, tha Xhoana.

Ti shet lule për varret?

Sot nuk është mami dhe po shes unë.

Ka shumë vdekje tani?

Shumë, tha Xhoana, dje ishin 9 vdekje në një ditë.

Sa kushtojnë këto lule, e pyeta?

Origjinalet vijnë nga Hollanda, tha Xhoana.

Çfarë janë, e pyeta?

Tulipanë, tha Xhoana.

Sa kushton një tulipan?

1 mijë lekë, tha Xhoana.

1 Komente

  1. S
    Shoku i Shullazit

    Shikoni cfare ndodh ne varrezat e Sharres ne Tirane. Demtohen varret nga firmat qe bejne varret sepse duan te shesin mermere, keta qe shesin lule brenda varrezes vjedhin lulet qe vendosin familjaret tek te dashurit e tyre. Rrugicat ndermjet parcelave jane me mbeturina, nuk gjen nje pike uje per te lare vrret sepse i mbyt pluhuri "i ajrit te paster" te Erjon Instalacionit. Shkoni dhe shikoni varrezat murale si jane katandisur, sepse keta vjedhin edhe tek te vdekurit. Kush nuk respekton te vdekurit eshte per t'i vene flaken.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje