Bashkëshortja e Naum Shundit: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

27 Gusht 2025, 17:38Sociale TEMA
Bashkëshortja e Naum Shundit: Shëndeti i tij ka marrë një

Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorit Naum Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT.

Në një postim prekës, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre.

Megjithatë, ajo sjell lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.

"Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit.

Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.

Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.

Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja", shkruan ajo.

3 Komente

  1. A
    AC

    Pritet reagimi i mender ministrit MEKI

    Përgjigjjuni
    1. i
      i interesuari

      Cfare do te thote "kthese aspak optimale"?

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilo

        Zoti e ndihmofte Naunin! Patriotin tone!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje