Bashkimi Evropian do të investojë 11 milionë euro në bashkitë shqiptare përmes programit “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities), një nismë që synon forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Shqipëri. Mes bashkive të përzgjedhura për këtë program është edhe Mirditë.
Në kuadër të Javës së Evropës 2026, në Bashkinë Mirditë u zhvillua aktiviteti rajonal për prezantimin e fazës së dytë të programit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucioneve qendrore dhe vendore, partnerëve ndërkombëtarë, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, e cilësoi Javën e Evropës si një moment të rëndësishëm reflektimi mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe partneritetin me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se mbështetja e BE-së ka sjellë përmirësime konkrete në infrastrukturë, shërbime publike dhe në përafrimin e standardeve vendore me ato evropiane.
Ndërkohë, drejtorja e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Ritva Heikkinen, prezantoi fazën e re të programit, duke bërë të ditur se nga fondi total prej 11 milionë eurosh, 6.5 milionë euro do të shpërndahen në formë grantesh për bashkitë shqiptare.
Ajo theksoi se programi synon rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e transparencës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.
“Sot kemi nisjen e fazës së re dhe ambicioze të projektit ‘Bashkitë për Evropën’. Është një angazhim ndaj bashkive, komuniteteve dhe ndaj besimit se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian fillon pikërisht në fshatrat, qytetet dhe bashkitë tuaja”, deklaroi Heikkinen.
Askush nuk thote perse do te perdoren keto fonde ( ne menyre specifike, jo "ritjen cilesiblah blah blah" Sepse kam frike se ato do te perdoren per seminare e konferance ( per te mos thene specifikisht konferenca per mrbotje e minoriteteve, LGBTve etj etj) Specifikish pershembull sa do te perdoren per mbedhjen e plehrave apo per trotuare rruge, drita rruges, zjarfikese etj etj etj?
Nuk kemi nevoj pēr ata lek qē u jan sekuestruar qytetarēve tanē nga eliminimet fizike tē policēve civilē, gjithashtu me taksa raciste duke i shumfishuar 50% ,duke i hequr nga puna dhe duke i lēnē jasht kushtetute pērgjithmon.
11 euro jane lek xhepi per qeveritaret kriminale.