Saranda ka parkimin e parë publik një hapësirë multifunksionale që do të hapet brenda muajit maj dhe që synon të kombinojë infrastrukturën moderne me standardet europiane të shërbimeve.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ka vizituar ka afër “Qendrën e Mirëpritjes” në Sarandë, një projekt i ri infrastrukturor që pritet të shërbejë si porta kryesore hyrëse për vizitorët dhe turistët në qytetin bregdetar.
Projekti është një investim i qeverisë shqiptare, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkisë Sarandë dhe me mbështetjen e Bankës Botërore. Godina parashikon lehtësimin e parkimit dhe menaxhimin më të mirë të fluksit të vizitorëve gjatë sezonit turistik veror.
Zëvendëskryeministrja Koçiu u shpreh se ky investim do të ndihmojë ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit dhe parkimit për turistët që vizitojnë Sarandën, duke e cilësuar zonën si “portën e parë të mikpritjes” së qytetit. Sipas saj, objekti pritet të vihet në funksion për sezonin e ardhshëm turistik.
Projekti parashikon rreth 100 vende parkimi për autobusë dhe për automjete private, të cilat do të administrohen nga Bashkia e Sarandës. Hapësira do të shërbejë gjithashtu për akomodimin dhe shpërndarjen më të mirë të fluksit të turistëve që lëvizin drejt destinacioneve të tjera bregdetare, përfshirë zonën e Ksamil, e cila ndodhet në një pozicion strategjik turistik.
Ndërtesa e re ka një sipërfaqe prej rreth 8 mijë metrash katrorë dhe përbëhet nga tre kate (një nën tokë dhe dy mbi tokë). Ajo është e pajisur edhe me infrastrukturë për karikimin e automjeteve elektrike, duke u përshtatur me standardet bashkëkohore të transportit dhe qëndrueshmërisë.
Ky investim pritet të ndikojë në përmirësimin e menaxhimit të turizmit në zonë dhe në rritjen e kapaciteteve pritëse të qytetit gjatë sezonit veror.
100 vende parkimi do të menaxhojnë fluksin e turizmit!? Atje duhen 10 mijë vende parkimi.
100 vende jane shume pak. Minimalisht duhej te kishte 500 vendparkime. Dhe kjo praktike duhet te ndiqet kudo neper qytete.
Bllokohet apo zihet nje siperfaqe prej 8000 m2 (sa nje fushe futbolli) dhe ngrihet nje godine qe maksimumi do te strehoje 100 mjete motorike!!!!!! dmth nga 33 mjete per cdo kat!!!!! Pika qe sju bie! Po si nuk keni turp ore maskarenje! Me nje siperfaqe te tille, te pakten duhej nje ndeertim qe te strehonte 1,000 mjete.
Nga doli vendi për fushë futbolli? 8000m përfshirë sipërfaqen e 3 kateve. Nuk duket se përfiton dikush nga pakësimi i vendeve. Disa vija të bardha më tepër janë.
Per sa makina kane majmunet e bardhe duhen 50.000 vende dhe perseri vriten per parkim makine. Nje qytet i vogel si saranda per numerin e makinave qe ka nuk del as deti deri ne korfuz sepse majmunet duan te shkojne te bejne shurren me benz, shteti duhet ta bejne 5000 lek litrin e karburantit, 2500 nje kafe dhe ikin majmunet nuk rrine ne qytet
KUSH e administron dhe kush I mer leket,e parkimit,zakonisht Kur themi publik dmth ,free ose me nje cmim simbolik,qe justifikon mirmbajtjen,sepse dmth eshte I paguar NGA Taksapaguesit dhe I sherben Taksapaguesve.Duhet sqaruar kush I ka perfitimet Financiare.Nese perfitimet nuk I kthehen komunitetit Leket direkt NGA arketimi i parkimit,(Jo NGA ato pordhet e tipit ,Jo Po vijne dhe I Len Leke me Turizmin ,Jo me lokalet ,Jo me Hoteleri etje etje),por I merr privati,atehere nuk DUHET te Quhet Parkim Publik,por Parkim Privat
100 vende parkimi.Çfar lajmi është ky?Kjo në kohën e Enverit so quhej Sabotim.Në perëndi një blokë banimi ka më shumë se 100 vendparkime..
Qfare qytetesh ne shqiperi oooreee pa kurfare koncepti…asnji ndertese nuk i pershtatet tjetres as ne lartesi as ne pamje …zot o zot…kur shiqon potgoricen nga lart te duken qe gjitha ndertesat jane njisoj, ato ne breg i japin hapsire secila qe bie nder tjetren, ato ne rrafsh kane hapsire e rruge te gjera….veq shqiperia nji kaos…magjup, pakistanez, egjyptian qkao jo o vlla, ju skishit as arkitekta …njerz zhangla investitoret e pallateve ndertojne 100 miliona euro pallate dhe ne funde nji dru a nje lule nuk e mbjell rreth pallatit…merr lekun e ik ….ndertesat e zyreve e fabrikat ne shqiperi duken si minjera te pista.
dallohen venden skiptare se jane popuj te ardhun ne evrope. Gjithe vendet e tjera Kroaci, Serbi, Rumani etj ke qef ti shikoshe, arktitekture evropiane.