Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ngritur alarmin mbi ndikimin e zhvillimeve demografike në sigurinë kombëtare të vendit, duke e cilësuar këtë çështje si një ndër sfidat më serioze që përballet sot shoqëria shqiptare.
Gjatë fjalës së tij në një aktivitet të Akademisë së Shkencave, Kreu i Shtetit theksoi se rënia e ndjeshme e numrit të nxënësve, shfaqja e klasave kolektive dhe mungesa e gjallërisë në zonat rurale janë tregues të qartë të krizës demografike që po përjeton vendi.
“Zhvillimet demografike prekin themelet e shoqërisë sonë, të ardhmen tonë. Parashikimet janë pesimiste për shkak të lindshmërisë së ulët dhe emigracionit të vazhdueshëm”, u shpreh Begaj.
Sipas Presidentit, Shqipëria po përballet me një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore aktive, ndërkohë që papunësia mes të rinjve vijon të mbetet e lartë, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese.
“Trajtimi i demografisë duhet të jetë prioritet kombëtar. Kërkohen politika vizionare dhe afatgjata që të përballojmë këtë krizë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurojmë të ardhmen e vendit”, theksoi ai.
Presidenti Begaj bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim institucional për të adresuar këtë sfidë jetike për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.
Pse, paskemi edhe siguri kombetare ne o Barom.
O Barom! Pyet e-Dramën se ai e ka "konkluzionin"... Punë ka plot, por nuk ka profesionista!!!
Edi Rama, bashkë me Turqit dhe Arabet, nëpër fshatrat si do mosë në Veri të Shqiprisë, veç Xhamia, ka ndertu, kurë asë në kohën e Turqisë nukë kishte xhamia në ato fshatra. Fshatrat apo zonat rrulare çë flet ti z President, nukë kanë rrugë, shkolla, çëndra shendetsije, por Xhamia që janë shpenzue qindra mio Dollar, për ti ndertue ka sa turpë kushë na drejtonë...
President me emer Bajram.