
Në tregun real estate në Shqipëri, ideja e shtëpisë së dytë është lidhur tradicionalisht me detin. Prej vitesh, pronat e pushimit janë kërkuar kryesisht pranë bregdetit, si një vend për të kaluar disa javë larg ritmit të përditshëm, por teksa mënyra se si njerëzit jetojnë, udhëtojnë dhe investojnë po ndryshon, një tjetër kategori po fiton vëmendje: rezidencat malore.
Në këtë zhvendosje të interesit, Korça ka një pozicion të veçantë. Ndryshe nga destinacionet e lidhura vetëm me një sezon, qyteti ofron arsye për t’u vizituar gjatë gjithë vitit. Tradita, gastronomia, Pazari i Vjetër, lagjet karakteristike, muzetë dhe aktivitetet kulturore ndërthuren me rrethina të pasura natyrore si Dardha, Voskopoja, Boboshtica, Mali i Moravës, liqenet e Prespës dhe Parku Kombëtar i Drenovës. Kjo ofertë e larmishme e bën Korçën një destinacion për çdo stinë, duke i dhënë potencial të qëndrueshëm për banim dhe investim.
Pikërisht në këtë kontekst pozicionohet Belvedere Korça, rezidenca e vetme malore e këtij lloji në Shqipëri. E vendosur pranë Parkut Rinia, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër, me pamje nga Mali i Moravës, kjo rezidencë është konceptuar si një lagje e re banimi që ruan lidhjen me traditën dhe kulturën e qytetit.

Kjo lidhje është e dukshme që në arkitekturë, pasi projekti merr frymëzim nga Korça e hershme dhe nga shtëpitë e saj karakteristike, duke sjellë një ndërthurje të kujdesshme mes tradicionales dhe modernes. Guri i gdhendur, kangjellat dekoruese, grilat veneciane dhe ballkonet e zbukuruara me lule janë disa prej elementeve që i japin rezidencës karakterin e saj të veçantë. Arkitektura nuk synon të dominojë peizazhin, por të bëhet pjesë e tij, duke ruajtur harmoninë me qytetin dhe natyrën përreth.
E njëjta harmoni vijon edhe në përvojën e banimit. Të projektuara për familje, për fundjavat me miqtë, por edhe për ata që kërkojnë një shtëpi ku mund të jetojnë dhe pushojnë, vilat në Belvedere Korça janë tashmë të përfunduara dhe gati për banim. Oferta plotësohet më tej edhe me apartamentet që pritet të dorëzohen brenda vitit 2026, duke sjellë alternativa të përshtatshme për ata që kërkojnë një zgjidhje më praktike, por brenda së njëjtës filozofi banimi.
Ky kombinim mes vendndodhjes, identitetit arkitekturor dhe përdorimit gjatë gjithë vitit e bën projektin tërheqës edhe nga këndvështrimi i investimit. Një pronë në një qytet me atraksione në çdo stinë ka potencial më të lartë përdorimi sesa një pronë sezonale. Në këtë kontekst, Belvedere Korça sjell një model të ri të pronës malore në Shqipëri, ku shtëpia e dytë nuk shihet më vetëm si një vend për pushime, por si një aset me përdorim, identitet dhe vlerë afatgjatë.

Parku Rinia ne Korçe eshte ndoshta me i bukuri dhe me i madhi i mbetur ne Shqiperi. U perket te gjithe qytetareve per shlodhje. Mos lejoni t’ua qethin parellinjte pak nga pak.
Koritsa Kristiane orthodhoxe drejt katandisies ne hale ala turka........"Buyrum Korca "!
Me bukur dukeshin bunkeret e socializmit sesa keto shtepi ngjitur njera tjetres. Me shume privatesi ke ne nje apartament ne qytet se ne ato koshere bletesh! Sherbejne vetem per pastrim parash te pista.
Po gjitha njesoj model kinez ka mbet ne gjak kmunizmi skan faj, duken si plan urbanizimi komunal per njerzit ne nevoje jo per turizem.
Ha mund ta bleje nje Qytetare i thjeshte nje shtepi te tille me nje rroge normale ! Perjashto ato Binznesemene qe vertete jane pasuruar nga puna dhe nga zgjuarsia e tyre ne Biznes..
Shume ngjitur me njera tjetren keto vila. Privatesia zero. Vjen robi me u shlodh per qef e jo me pa te njejtat ftyra...pis milet...
35 vjet esadizëm, haxhiqamilizëm dhe spiromilizëm. Në vend të ndërtohen qendra industriale, qytete moderne, pyje, shërbime publike, flotë, ushtri, hekurudhë, institucione teknologjike dhe shkencore, ndërtohen pallate, vila të pasurish hajdutë, kisha, xhamia , shpopullim dhe mizerje.