Rikonstruktohet rruga në Shkozë/ Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe

28 Prill 2026, 18:50Sociale TEMA
Rikonstruktohet rruga në Shkozë/ Nga një zonë pa

Një tjetër rrugë është rikonstruktuar në Tiranë. Bëhet fjalë për rrugën “Ramazan Shushku”, e cila ndodhet në afërsi me Unazën e Madhe, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative nr. 1.

Gjatë inspektimit, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ndërhyrja ka avancuar me shpejtësi dhe se tashmë banorët e kësaj zone do të kenë të njëjtin standard infrastrukture si pjesa tjetër e qytetit.

“Kjo është një ndër ato rrugë në të cilat për shkak të shmangies së shpronësimit ka ecur me të vërtetë shumë shpejt. Bëhet fjalë për një zonë e cila nuk ka pasur asnjë lloj infrastrukture urbane apo publike dhe jo vetëm që tani e ka, por është e lidhur edhe me Unazën e Madhe dhe do të vijojë të lidhet me rrugën ‘Pjetër Arbnori’ të cilën ne do të vazhdojmë ta investojmë. Më në fund kanë të njëjtën infrastrukturë që ka çdo banor i qytetit të Tiranës edhe pse është goxha distancë nga qendra.  Mirëpresim bashkëpunimin e banorëve për sa i përket të gjithë investimit, mirëmbajtjes së tij, por edhe të jetës në komunitet e cila e bën edhe investimin edhe më me kuptim”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër administratorja e Njësisë Administrative nr. 1, Trëndelina Jaku, deklaroi se banorët janë të kënaqur nga investimi i bërë.

“Banorët kanë qenë të gjithë shumë të kënaqur sepse normalisht s’ka patur problematika. Domethënë normalisht ndriçimi është bërë, ujërat e zeza dhe kanalizimi është bërë, kështu që shumë faleminderit”, u shpreh Jaku.

Rruga dytësore fillon nga Unaza e Madhe deri në kryqëzim me rrugën “Pjetër Budi” dhe “Agush Gjergjevica”.

Ky segment shërben si akses për të gjithë objektet e zonës, të cilat janë kryesisht objekte banimi 1 deri 3 kate dhe në fund lidhet me lagjen Çollak.

Ky investim përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujërave të zeza, kanalizimet e ujërave të shiut, shtresat rrugore, trotuaret, ndriçimin modern dhe sinjalistikën, për të garantuar një infrastructure.

4 Komente

  1. B
    Ben

    O xhemili na mbyten plerat ne Tirane! Pastroni, investoni, do ti lani rruget ndonjehere, apo vetem per taksat?. Po ata parazitet qe keni ne bashki kur do ti largoni>

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta

      Eja shihni si eshte shkaterruar rruga shkoze lanabregas nga ujesjellesi dhe ata qe kane nderhyre ne menyre te paligjshme ne rruge

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrem Hidi

        U bon katnarit e Shkozes

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          gjakdhjeri gerrku arrixhinji serbo mongoli rekonstruktion ................... vjedhje e pastr veli sul gjakdhjeri tipik pa viza te bardha pa koncept qarkullimi pa cilesi sa vjen shiu i par vin dhe problemet e mbas 4 vjetesh behet rruga gropa grop e plasin ujrat e zeza ...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje